SI DO TE VEPROJË ZOTI ME NEVE KUR TA SHOHIM ATË
Është pyetur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. si do të veproj Zoti ynë me neve kur do ta takojmë në ditën e kiametit?
Përgjigje: Ka thënë: “Do të paraqitemi të gjithë para tij në një fushë ku secili nga ju do të jetë para Tij, atëherë Zoti yt (i Lartmadhëruar) do të merr ujë dhe do të hedhë para jush. Për Zotin tënd: fytyra e secilit prej juve patjetër do të nënshtrohet prezencës së tij. Sa i përket muslimanit fytyra e tij do të jetë e shndritur vezulluese dhe e bardhë, ndërsa pabesimtari do të jetë e kërrusur dhe e nxjerr zi sikur qymyri.” (E ka regjistrua Ahmedi)
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”