HAXHI I FËMIJËS PËR PRINDIN E TIJ
Ebu Dherri e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: Babi im është tepër i plakur dhe nuk mundet me udhëtua as për në Haxh as për në Umre. Muhamedi a.s. iu është përgjegj: Kryeje haxhin ose urren për babën tënd. (Darëkutniju thotë se të gjithë transmetuesit e hadithit janë të besueshëm)
Një njeri e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: Babi im ka vdekur dhe nuk e ka krye haxhin, a ta kryej haxhin për të?
Muhamedi a.s. i ka thënë:
“Çka mendon po të kishte pasur babi yt borxh dhe ti ia kryen, a nuk të pranohet kryerja e borxhit, pra krye haxhin për të.”(E ka regjistrua Darëkutniju)
Vet mënyra e pyetjes dhe përgjegjës tregon për pranimin dhe vlefshmërinë e haxhit e jo për atë se është obligim (vaxhib). Allahu i Lartmadhëruar e di më së miri.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”