HURITË E XHENETIT

HURITË E XHENETIT

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Dhe Ne i martuam ata me hyritë e Xhenetit”.

Pasi që kontaktimi seksual po ndodhë në xhenet, ndërsa ajeti tjetër:

“Dhe për ta ka bashkëshorte të pastra”.

Patjetër duhet të jetë e tërë mënyra e kontaktimit seksual ndryshe nga ai i kësaj bote, sikurse ajo e alkoolit në xhenet, hiqet cilësia e dehjes, të cilën cilësi e ka në këtë botë.

Çka mendon Shejh Shaëraviju në lidhje me këtë, pasi që disa thonë se ky proces dhe kjo dukuri është e neveritshme dhe e fëlliqur, e si të jetë në xhenet.

Imami përgjigjet:

Kjo është kënaqësia më e madhe e jetës prej kënaqësive shpirtërore. Mirëpo ti mos e shiko vetë procesin ose gjërat përgatitore të procesit, por shikoje përfundimin e procesit. Para se të kryhet procesi paraqitet gjëja më e lezetshme dhe kënaqësia më e madhe dhe mbetet kënaqësia dhe pas kësaj nëse ke fëlliqur diçka, pasi që veç je zbrazur, pra fëlliqësira bëhet në momentin e zbrazjes, atëherë gjërat para procesit të dashura në këtë nuk ka dyshim, vetë procesi i dashur. Por çka është ajo që e ka bërë të neveritshme dhe të fëlliqur? Është ajo çka vjen pas atij procesi. Kjo është në cilësinë e cila vjen pas kënaqësisë në këtë botë.

Pra nuk duhet shikuar dhe nuk duhet krahasuar çështje me realitetin (ngjarjen) e tyre në këtë botë.

Kur Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Dhe vajza të reja të të njëjtës moshë”.

Mos thuaj ti se kjo çështje kaloi në seksualitet. Dhe është për t’u habitur pse të thuhet “kjo fjalë është e ndyrë, e si kjo të ndodhë në xhenet”, kur kjo është çështja e cila është prej më të parëve të njerëzimit, dhe çështja më e rëndësishmja në këtë botë, dhe çështja për të cilën më së shumti bëhet interesimi dhe angazhimi.

Pse po e njollosni?

Ajo është kënaqësi e vërtetë në fazën e parë të procesit, kënaqësi e vërtetë gjatë vetë procesit. Nëse diçka është fëlliqur është fëlliqur pas saj. Pse atëherë nuk po thua se Allahu do ta heqë cilësinë e fëlliqjes së saj, ashtu siç e heq dehjen prej alkoolit.

“… prej të cilit (alkool) nuk do t’u dhemb koka dhe nuk do t’u humb mendja (nuk do të dehen)”.

Pra cilësia e dhembjes së kohës dhe e humbjes së mendjes dhe vetëdijes do të hiqet.

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Vërtet për të devotshmit janë përgatitur vende kënaqësie, kopshte e vreshta, dhe vajza të reja të të njëjtës moshë”.

“Keab – vajzat e reja”, pra vajzat të cilat nuk e kanë humbur virgjërinë e tyre. “Etraba” pra të gjitha të një moshe, që të mos thuash kështu e ashtu, kjo apo ajo. Çështja është se të gjitha janë të njëjta.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s