Qëndrimi në Mine
Ishte dita e Kurban Bajramit.
I Dërguari i Allahut a.s. arriti në vendin e quajtur Mine.
Në Mine i gjuajti guralecët,
pastaj shkoi te vendbanimi i tij në Mine, e preu Kurbanin.
Pasi e theri kurbanin, i tha rrojtarit:
– Merr nga këtu – dhe sinjalizoi në anën e djathtë të kokës së tij.
Pastaj i tha: – Vepro ashtu edhe në anën e majtë.
Pastaj iu tha edhe tjerëve të veprojnë ashtu.
Një herë tjetër kur ishte në mesin e sehabeve Muhamedi a.s. thotë:
– O Zoti ynë mëshiroji të rruarit (ata që i rruajnë flokët).
Të tjerët që ishin prezent thanë:
– Lutu edhe për ata që i shkurtojnë.
Muhamedi a.s. tha:
– O Zoti ynë mëshiroji të rruarit.
Të tjerët që ishin prezent prapë i thanë:
– Lutu edhe për ata që i shkurtojnë.
Muhamedi a.s. tha:
– O Zoti ynë mëshiroji të rruarit.
Të tjerët që ishin prezent prapë i thanë
– Lutu edhe për ata që i shkurtojnë.
Muhamedi a.s. tha:
– (Mëshiroji) Edhe ata të cilët i shkurtojnë flokët.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”