Gjuajtja e guralecëve

Gjuajtja e guralecëve

Ibrahimi a.s. ishte pejgamber.

Ishte sprovuar me sprova të shumta.

Kulminacion i sprovave ishte se kishe marrë urdhër të bënte kurban djalin e tij Ismailin a.s.

Ibrahimi a.s. e merr Ismailin për ta dërguar në vendin e therjes.

E merr thikën, e mpreh mirë.

Shejtani me pamjen e një burri të moshuar dhe të urtë shkon te Ismaili dhe i thotë:

– O Ismail! Babai yt është plakur dhe tani nuk logjikon si duhet, andaj dëshiron të të therë pa kurrfarë shkaku e arsye.

Ismaili, merr shtatë guralecë dhe me ta e gjuan shejtanin(të moshuarin).

Ky vend edhe sot quhet “Xhemretu Sugra”(Gjuajtja e guralecëve në vendin e vogël)”.

Aty sot haxhilerët e gjuajnë shejtanin.

Shejtani e sheh se nuk mund ta bindë djalin – Ismailin a.s.,

prandaj shkon tek nëna e tij – Haxherja dhe i thotë:

– Oj Haxhere! Shko dhe pengoje Ibrahimin se ai ka vendosur ta therë djalin tuaj të vetëm.

Haxherja, nëna, merr shtatë guralecë dhe me ta gjuan shejtanin.

Vendi ku ka ndodhur kjo quhet “Xhemretul vusta” (Vendgjuajtja e guralecëve në vendin e mesëm).

Aty ku sot haxhilerët i gjuajnë shtatë guralecë.

Shejtani shkon te Ibrahimi a.s. e i thotë:

– O Ibrahim! Si e lejon veten ta therësh djalin tënd të vetëm, vetëm për shkak të ëndrrave. A e di se tani je tepër i moshuar e nuk mund të kesh fëmijë tjerë.

– Ibrahimi a.s. i merr shtatë guralecë dhe e gjuan shejtanin tek vendi që sot quhet “Xhemretul Kubra” (Vendgjuajtja e guralecëve në vendin e madh).

Aty ku sot haxhilerët i Gjuajnë shtatë guralecë.

Zoti e ka bërë ligj që thika të pres, e Zoti mund ta ndryshojë atë ligj që thika të mos pres. Kështu, Ibrahimi e vendosi thikën në qafën e Ismailit a.s., por Ibrahimi a.s. habitej se si thika e tij nuk e priste qafën e djalit të tij – Ismailit.

Ismaili a.s. i ndjente lëvizjet e thikës, por nuk ndjente dhembje, e i thoshte babait:

– O baba ngjeshe mirë, mprehe mirë thikën.

Edhe pse baba e mprehte mirë thikën dhe e ngjeshte në qafën e të birit, prapë ajo nuk e priste djalin.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s