Vajza e cila i tha babait shko në haxh
Hatem El-Esemi u ka thënë djemve të tij:
– Dëshiroj të shkoj në haxh.
Ata filluan të pikëllohen e të qajnë, duke i thënë:
– Ti po shkon në haxh, mirëpo në dorë të kujt po na lë, kush do të na ushqejë?.
Ai e kishte një vajzë, e cila tha:
– Lëreni të shkojë, sepse ai nuk është furnizues.
Hatem El-Esemi shkoi në haxh.
Familjen e tij e kaploi varfëria.
E ata filluan ta akuzojnë vajzën e tij (motrën e tyre).
Ajo bëri lutje:
– O Zoti im, mos më turpëro para tyre.
Emiri i qytetit kaloi pranë shtëpisë së tyre.
Duke shëtitur nëpër qytet u thotë shokëve të tij:
– Shkoni kërkoni ujë nga ndonjë shtëpi nga këtu.
Ata shkuan kërkuan, kur familja e Hatemit e mbushi një ibrik të ri me ujë të ftohtë, prej ku ai piu ujë.
Emiri i qytetit pastaj pyeti:
Shtëpia e kujt është kjo:
U përgjigjën: – Shtëpia e Hatem El-Esamit
Ai e gjuajti një qese me ari në oborr të tyre dhe tha:
– Kush më do mua, do ta dua, dhe ai pajtohet me udhëheqjen time.
Ushtarët, të cilët kishin pasuri i hodhën të hollat e tyre në enën e cila kishte qenë me ujë dhe e dërguan nga kishte ardhur.
Vajza filloi të qajë.
Nëna e pyet:
– Pse po qanë, kur Zoti na lehtësoi gjendjen dhe na solli pasuri?.
Ajo iu përgjigj:
– Sepse krijesa shikoi kujdes për ne dhe na u lehtësua gjendja, po si do të kishte qenë po të na shikonte Krijuesi?!
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”