PSE POPULLI ANALFABET ËSHTË PËRGATIT PËR TA PRANUAR MISIONIN E ISLAMIT?
Kjo është një pyetje e cila i ka preokupuar shumë komentues, dhe shumica janë habitur, pse Umetin analfabet Zoti e ka parapa me pranua shpalljen e Allahut dhe planprogramin e tij, e pastaj me u shpërnda te të gjithë popujt e botës.?
Shejh Shaëraviju thotë:
Allahu e ka përgatitur gadishullin arabik për ta pranuar shpalljen, ky gadishull ka qenë analfabet, sepse Allahu nuk ka dashur që me fillua përhapja e fesë prej popullit të zhvilluar. Sepse do të thuhej pastaj se: Feja është përhapë për shkak të zhvillimit të atij populli se përndryshe nuk do të përhapej.
Allahu nuk ka dashur që Islami të përhapej ashtu sepse do të ishte thënë imponim me dhunë të vendeve të zhvilluara, por ka dashur që islami të burojë prej pejgamberit analfabet dhe umetit analfabet që me ditë të gjithë njerëzit, se për çdo gjë që është në mesin e tyre nuk është prej tyre por vetëm prej Allahut.
Për këtë arsye duhet ta dimë se ata të cilët kur flasin për analfabetizmin e Muhamedit a.s. thonë: Këtë fjalë duhet ta fshijmë dhe nuk duhet te thuhet: “Pejgamberi analfabet i popullit analfabet” , ndërsa ne u themi atyre: Keni mendjen dhe zgjohuni prej kllapisë se Allahu ka dashur me i tregu botës se Muhamedi a.s. dhe umeti i tij nuk kanë marrë asgjë nga civilizimi i kësaj bote, por i tërë planprogrami i tyre ka ardhur prej qielli, dhe askush nuk ka thënë asgjë prej vetes së tij, as Pejgamberi të cilit i ka ardhur shpallja, e as populli të cilëve u ka ardhur shpallja.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”