MES’HI I MESTEVE
Është pyet i Dërguari i Allahut s.a.v.s. për Mes-hin mbi meste?
Është përgjigjur: Udhëtarit (mysafirit) i vlen Mes-hi mbi meste tri ditë ndërsa jo udhëtarit vendasit një ditë dhe një natë.
Ebu Umare e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: O i Dërguari i Allahut a të jap mes-hi mbi meste?
Iu është përgjigj: – Po.
- A vlen për një ditë?
- Po.
- A vlen për dy ditë?
- Po.
- A vlen për tri ditë?
- Po, vlen edhe për tri ditë, nëse ti dëshiron edhe më shumë . (E ka regjistrua Ebu Davudi)
Një pjesë e dijetarëve e kanë kuptua hadithin nga aspekti i jashtëm sa që e kanë lejuar mes-hin për kohë të pacaktuar.
Një pjesë tjetër e dijetarëve mendojnë se ky Hadith është i papërcaktuar (mutlak) dhe hadithet tjera e kanë përcaktuar (mukajid) ndërsa rregull është se veprohet me hadithin e përcaktuar (mukajid).
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”