MES’HI I MESTEVE

MES’HI I MESTEVE

Është pyet i Dërguari i Allahut s.a.v.s. për Mes-hin mbi meste?

Është përgjigjur: Udhëtarit (mysafirit) i vlen Mes-hi mbi meste tri ditë ndërsa jo udhëtarit vendasit një ditë dhe një natë.

Ebu Umare e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: O i Dërguari i Allahut a të jap mes-hi mbi meste?

Iu është përgjigj: – Po.

  • A vlen për një ditë?
  • Po.
  • A vlen për dy ditë?
  • Po.
  • A vlen për tri ditë?
  • Po, vlen edhe për tri ditë, nëse ti dëshiron edhe më shumë . (E ka regjistrua Ebu Davudi)

Një pjesë e dijetarëve e kanë kuptua hadithin nga aspekti i jashtëm sa që e kanë lejuar mes-hin për kohë të pacaktuar.

Një pjesë tjetër e dijetarëve mendojnë se ky Hadith është i papërcaktuar (mutlak) dhe hadithet tjera e kanë përcaktuar (mukajid) ndërsa rregull është se veprohet me hadithin e përcaktuar (mukajid).

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një koment