Meleku dhe i zgjebosuri
Tre njerëz të një vendi, Allahu xh.sh. dëshiroi t’i sprovojë:
Njëri e kishte zgjebën,
i dyti ishte pa flokë (tullac) dhe
i treti i verbër.
Që të tre kishin të meta, që të tre ishin të vetmuar, nuk u ndihmonte askush, por vetëm largoheshin prej tyre për shkak të sëmundjeve neveritëse të tyre dhe për shkak të papastërtisë së tyre.
Allahu dërgoi një melek te ata për t’i sprovuar, duke u dhënë atyre pasuri dhe duke ua larguar sëmundjet.
Meleku shkoi te njeriu i parë i cili e kishte sëmundjen e zgjebes:
– Çka dëshiron? – i tha.
– Nuk dua asgjë, pos të më shërojë Zoti nga kjo sëmundje dhe të kem pasuri sa për ekzistencë – tha i zgjebosuri.
Meleku e preki dhe ai u shërua nga zgjebja, pastaj i tha se Allahu ia ka dhënë këto dy dele dhe prej tyre do të pasurohet.
Kaluan shumë vite e ky u forcua dhe u pasurua, pasi që Allahu i Madhëruar i kishte frymëzuar delet të shumohen.
Pas atyre viteve të shumta, Allahu e dërgoi melekun dhe e urdhëroi që të shndërrohet në formën e një njeriu të varfër e me rroba të vjetra, që t’i sprovojë ata se a janë bamirës, a e falënderojnë Zotin dhe a u ndihmojnë nevojtarëve.
Në atë formë, si i varfër, meleku kërkoi ndihmë prej të zgjebosurit, e i tha: – Jam udhëtar, kam nevojë për ndihmë, më jep diç prej asaj që të ka dhënë Allahu! Ai e refuzoi dhe filloi t’i bërtas, duke e qortuar.
Në atë moment, befasisht, prej formës së njeriut të varfër u shndërrua në formën e melekut të vërtetë dhe i tha:
Pasi ti nuk i njeh të mirat e Allahut dhe njerëzit nuk kanë dobi prej teje, kthehu zgjebkan siç ishe më parë. Dhe menjëherë iu kthye sëmundja e mëparshme.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”