Arafati
Ishte ditë e xhuma.
Allahu e zbriti Ademin në tokë.
Edhe Havën e zbriti në tokë.
Secili prej tyre zbriti në një vend të caktuar në tokë.
Ademi zbriti në majën e malit Sarandib.
Havaja zbriti në një mal afër Mekës.
Ademi filloi ta kërkonte Havanë.
Ademi eci për një kohë të gjatë dhe arriti në Mekë.
Havaja ishte duke e pritur Ademin.
Për këtë u ngjit në majë të malit.
Ajo ngjitej nga njëri mal në tjetrin se mos shihte Ademin.
Një ditë Havaja po qëndronte në majë të një mali duke parë andej këtej.
Ajo dalloi prej së largu një burrë që po vinte drejt saj.
Ai burrë ishte Ademi.
Zbriti malin dhe vrapoi drejt tij.
Edhe Ademi e pa Havanë prej së largu dhe vrapoi drejt saj.
Takimi mes tyre ndodhi nën hijen e një mali.
Të dy e falënderuan Allahun që i takoi dhe i bashkoi të dy sërish.
Arafat do të thotë – vend i njohjes-takimit.
Për këtë ky vend u quajt Arafat – vend i njohjes-takimit.
Për arsye se Ademi dhe Hava janë njoftuar-takuar në mes veti në këtë vend.
Arafati është vend 20 km afër Mekkes.
Haxhilerët në ditën e nëntë të muajit Dhu’l Hixh-xheh qëndrojnë në këtë vend.
Qëndrimi në Arafat është obligim dhe pjesë përbërëse e Haxhit.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”