Islami
Një ditë i dërguari i Allahut rrinte me shokë.
Shfaqet një njeri me tesha të bardha.
Me flokë të zeza.
Në të nuk vëreheshin shenja udhëtimi.
Asnjëri prej sehabeve nuk e njihte.
Ulet pranë të dërguarit a.s.
I mbështet gjunjët me gjunjët e tij.
I vendos duart mbi kofshën e tij.
E pyeti Muhamedin a.s.:
– O Muhamed, më thuaj ç’është Imani?
Muhamedi iu përgjigj:
Imani është:
- të besosh në Zotin,
- në Melekët,
- në librat,
- në të dërguarit e Tij,
- në ditën e fundit dhe në caktimin e Tij për të mirën e për të keqen.
Njeriu tha:
– Fole drejt.
Sehabet çuditen se si njëherë po e pyeste e mandej po ia vërtetonte përgjigjen.
Ai njeri shkoi, e sehabet mbetën të habitur.
Muhamedi a.s. parashtroi pyetje:
– O Umer a e njohe atë që po më pyeste?
Umeri i përgjigjet:
– Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri.
Muhamedi a.s. tha:
– Ai ishte Xhibrili,
kishte ardhur për t’ua mësuar fenë besimtarëve.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”