Imani
Një ditë i dërguari i Allahut rrinte me shokë.
Shfaqet një njeri me tesha të bardha.
Me flokë të zeza.
Në të nuk vëreheshin shenja udhëtimi.
Asnjëri prej sehabeve nuk e njihte.
Ulet pranë të dërguarit a.s.
I mbështet gjunjët me gjunjët e tij.
I vendos duart mbi kofshën e tij.
E pyeti Muhamedin a.s.:
– O Muhamed, më thuaj ç’është Islami?
Muhamedi a.s. iu përgjigj:
Islami është:
- Të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij,
- të falësh namaz,
- të japësh zekat,
- të agjërosh ramazan,
- të kryesh haxh në Qabe, po pate mundësi.
Ai njeriu tha:
– Fole drejt.
Sehabet çuditen se si njëherë po e pyeste e mandej po ia vërtetonte përgjigjen.
Ai njeriu shkoi, e sehabet mbetën të habitur.
Muhamedi a.s. parashtroi pyetje:
– O Umer a e njohe atë që po më pyeste?
Umeri i përgjigjet: – Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri.
Muhamedi a.s. tha:
– Ai ishte Xhibrili,
Kishte ardhur për të ua mësuar fenë besimtarëve.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”