Uji i zemzemit

Uji i zemzemit

Ibrahimi a.s. u martua me Haxheren,

i lindi një djalë i mirë të cilin e quajti Ismail.

Pasi i lindi djali, Ibrahimi a.s. përgatiti pak ushqim, ia dha Haxheres dhe udhëtoi deri në një shkretëtirë të largët.

Aty u përshëndet me foshnjën dhe me Haxheren, e tha:

O Zoti ynë, unë i vendosa pasardhësit e mi në kodrinën pa pemë e perime, pa bimë, aty ku do të jetë shtëpia Jote e bukur.

Haxherja i tha Ibrahimit a.s.: – A Zoti të ka urdhëruar për këtë?

Ibrahimi iu përgjigj: – Po.

– Atëherë nuk do të na humbë Zoti, do të më ndihmojë mua dhe foshnjës – tha Haxherja.

Ibrahimi a.s. u kthye nga kishte ardhur.

Haxherja me foshnjën mbetën në mes të shkretëtirës, ushqimi iu harxhua, uji iu harxhua, dielli i fortë përcëllonte, fëmija filloi të qajë.

Nëna nuk mund ta duronte fëmijën duke qarë, shikoi majtas, shikoi djathtas, ç’të bënte?

U nis në drejtim të kodrës Safa. Nuk gjeti asgjë.

U kthye dhe shkoi në drejtim të kodrës Merva. Prapë nuk gjeti asgjë.

Kështu veproi shtatë herë, por kot. Heshti (në vetvete), pastaj përqendrohet të dëgjojë me vëmendje dhe thotë: – Kam dëgjuar një zë duke thënë se nëse ke nevojë për ndihmë, kërko të të ndihmoj. Kur e sheh një Melek (Xhibrilin a.s.) te vendi Zemzem dhe shkon në atë drejtim deri sa e sheh se si shpërthen një burim, i cili bëhet basen dhe i sinjalizon me dorën e saj dhe i mbush grushtet me ujë dhe pastaj prej grushteve pi ujë.

E lodhur u kthye në drejtim të foshnjës. Ç’të sheh?

Ismaili buzëqesh sepse meleku pranë tij e kishte afruar ujin, u gëzua pa masë, u afrua te uji. Uji gurgullonte me të madhe.

Haxherja tha:

– ZEMI JA MUBEREK ZEMI. Ndale hovin e madh o ujë i bekuar, ndale.

Edhe sot e kësaj dite ky burim quhet burim Zem-Zem, apo ujë i Zem-Zemit.

Për këtë arsye, haxhinjtë e bëjnë Saëjin në mes këtyre dy kodrinave.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment