Përqendrimi në namaz
Ebu Jusufi r.a. ishte njëri nga nxënësit më të njohur të imam Ebu Hanifes.
Dëgjoi për një djalë që quhej Hatim el-Esam, i cili fliste në xhami për asketizmin.
Ebu Jusufi i mori nxënësit e tij dhe u tha:
– Ejani ta pyesim, e nëse vërtetë na përgjigjet, atëherë të ulemi dhe të përfitojmë prej tij.
Hyri në xhami dhe e pyeti:
– O djalosh, na trego për namazin?
Hatimi ia ktheu:
– Për rregullat apo për formën?
Ebu Jusufi u çudit dhe tha:
– I bëmë një pyetje, ndërsa ai e ndau në dy! Më trego për formën e tij?!
Hatimi tha:
Qaben vendose përballë teje.
Peshoren e veprave përpara syve.
Urën e siratit poshtë këmbëve.
Xhenetin nga e djathta.
Zjarrin nga e majta.
Melekun e vdekjes mendoje sikur të jetë pas teje duke pritur për të të marrë shpirtin.
Edhe nëse i kryen këto prapë ti nuk e di se a të është pranuar namazi apo jo.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”