ËNDRRA DHE JOËNDRRA
Ajetet të cilat përshkruajnë ngjarjen e Israsë dhe Miëraxhit i shohim se si ndonjëherë thuhet “për me t’i tregu argumentet tona”, pastaj në një ajet tjetër Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Ai veç ka pa prej argumenteve Tona të mëdha”. Pra njëherë me ia tregu, ndërsa herën tjetër “veç i ka pa”. Pra e para herë procesi i shikimit të direkt, herën tjetër procesi i shikimit indirekt.
Për këtë çështje Imami i nderuar thotë:
Kjo çështje e cila nevojitet shikimin e ndodhisë, po ashtu edhe vet shikuesin. Ne e dimë p.sh. ndodhinë kur Muhamedi a.s. ka zgjedh në mes të alkoolit dhe qumështit, pastaj ndodhinë e shpërblimit të muxhahidinëve, ndodhinë se si përfundojnë ata të cilët e hanë pasurinë e jetimit, ndodhinë e përfundimit të vepruesit me kamate. Pastaj çështjet tjera të cilat i ka pa: siç janë sëmundjet shoqërore, dhe dukurit negative të moralit në shoqëri. Për të gjitha këto çështje duhet diskutua veç e veç. Po ashtu e dimë se Muhamedi a.s. është bë Imam i pejgamberëve, duke mos harruar faktin se shumica e pejgamberëve me të cilët është taku Muhamedi a.s. kanë qenë pejgamber te Beni Israilët, pastaj çështje që Muhamedi a.s. disa herë ka shkuar te Musa a.s. pastaj prapë te Zoti i tij, përkundër asaj se hadithet janë të sakta, disa kanë thënë se nuk janë të sakta.
Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
Kur ia ka zbrit Zoti i Lartmadhëruar këtë ajet fisnik për ndodhitë e Israsë, ka qenë “për me të tregu” pra për me ia mundësua me pa, e çka do të thotë “me pa”.
Shikim do të thotë: “me ia mundësua me pa”. E kjo do të thotë: ose shndërrimin e shikuesit në ligjet e të shikuarit ose sendet e para me i shndërrua ne ligjin e shikuesit.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”