NË PAAFTËSI KA URTËSI
Disa persona kanë aftësi të kufizuara, për këtë arsye janë një pjesë e shoqërisë me të meta fizike. Nëse i numërojmë të paaftit apo njerëzit me aftësi të kufizuara na del se proporcioni është një me mbi dhjetëmijë (Aftësi të kufizuara quhen të çmendurit, të verbëritë, kaluesit).
Pra numri i tyre është i vogël pra në krahasim me të aftit është shumë shumë i vogël. Këtë e ka përcaktua Allahu në gjithësi për me ua tërhequr vërejtjen harrestarëve për të mirat dhe begatitë që ua ka dhënë Allahu atyre.
Ti nuk mund ta dish të mirën e syve ku deri sa ta pashë një të verbët, tek atëherë i kthehesh vetes tënde. Ti nuk mund ta dish begatinë e këmbëve tua deri sa të pash ndonjë njeri pa këmbë, pse tek atëherë e sheh aftësinë e këmbëve që të ndihmojnë me lëvizë pa kurrfarë mundimi. Reflektimi në trupin tënd, në mendjen tënde vjen atëherë kur ta pash një njeri i cili nuk mund të lëviz sipas dëshirës së tij.
Pra ai nëse dëshiron me lëvizë por nuk mundet ashtu siç dëshiron pra nervat e pjesëve të trupit nuk janë në gjendje t’i aktivizojnë ashtu siç aktivizon rryma mjetin. Pra njerëzit me aftësi të kufizuara i ka parapa Allahu që të jenë në numër simbolik për me nxit me i përkujtua begatitë e trupit tënd, mos me i harru të mirat e Allahut por me qenë ata shembuj praktik.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”