PENDIMI

PENDIMI

Pyetje: Cila është urtësia e ligjërimit të TEVBES, dhe pranimi i pendimit prej Pendim-pranuesit. Falësit të gabimeve?

Përgjigje: Imami i njohur thotë:

Ligjësimi i pendimit, pranimi i faljes prej Zotit të Lartmadhëruar ka ardhur me siguri dhe me mbrojt rrugën e udhëzimit në tokë, sepse po mos të ishte ligjësuar pendimi atëherë aksidentalisht po të binte njeriu në mëkate atëherë ato mëkate do të kishin qenë pengesë pastaj që ai me u kthye në rrugë të drejt, dhe do të kishte vazhduar me mëkate, ashtu që do të pësonin trazirat dhe shkatërrinat në tokë. Sepse vetëm prej një lëshimi apo vetëm të një mëkati do të dëboheshin njerëzit prej mëshirës së Allahut dhe nuk do të shpresonin me u kthye në gjendjen e mëparshme pra të pastër prej gabimeve. Pra pse me u kthye në planprogramin e lirive dhe epsheve të kufizuara pasi që një mëkat do ta dëbonte atë nga mëshira e Allahut.

Paramendoni, sikur ndonjëri të bënte mëkat dhe të humbte shpresën me ia pranua Zoti tevben.

Si do të kishte me veprua ai?

Ai do të vazhdonte dhe të mëkatonte më shumë, do të bënte padrejtësi më shumë, do të bënte krime më shumë, e pastaj do t’i mashtronte edhe tjerët në rrugën e tij të keqe, e atëherë e tërë bota do të bëhej me të këqij, do të paralizohej jeta, sepse askush nuk do të mund t’u kundërvihej atyre, pra ligjësimi i tevbes prej Zotit është hapje e rrugës për tu kthyer nga rruga e lakuar në rrugë të drejtë.

Për këtë arsye, Allahu arsyeton njeriun me gabua për shkak të harresës apo pakujdesisë. Arsyetimi është sepse njeriu ndonjëherë dobësohet kur të bën mëkat, por kjo nuk llogaritet prej çështjeve të mëkatimit dhe Allahut i cili gëzohet me tevben e robit mëkatar sikurse ai i cili e ka humb devenë e tij dhe e deveja e ka lënë të humbur në shkretëtirë e pastaj e gjen edhe devenë edhe mallrat në të.

E gjithë kjo për të mbrojt dhe sigurua ekzistencën.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s