FAJI I PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA DHE ÇËSHTJA E SPROVIMIT TË TYRE

FAJI I PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA DHE ÇËSHTJA E SPROVIMIT TË TYRE

Pyetje: Pasi që jeta në këtë botë, me të gjitha bukuritë dhe kënaqësitë e saj, ndërsa në anën tjetër personat me aftësi të kufizuara nuk ka dyshim se ndiejnë veten të mangët në realizimin e kënaqësive, lumturisë dhe përjetimin e kënaqësive të cilat të tjerët i përjetojnë dhe i realizojnë. Cili është faji i personave me aftësi të kufizuara, të cilët për shkak të të metave fizike nuk mund ta realizojnë një pjesë të madhe të kënaqësisë së kësaj bote?

Përgjigje: Shejh Shaëraviju përgjigjet:

Zoti i Lartmadhëruar ka zgjedhur disa njerëz për të qenë mostër te të tjerët.

Cili është faji i aftësive të kufizuara në këta njerëz ose p.sh., cili është faji i të verbëtit? Pastaj ta tërheqë vërejtjen dhe përgjigjja është:

Ti po e sheh se çka i mungon (çka nuk iu është dhënë), mirëpo ti po harron se çka posedon ti, çka të ka dhënë Allahu ty përballë tij apo në krahasim me të. Nëse e shoh njeriun me të meta fizike p.sh., dhe i analizon të gjitha begatitë tjera të pjesëve fizike të tij do të shohësh se Allahu i ka dhënë atij diçka tjetër, me fjalë tjera ia ka kompensuar në pjesë tjera, atë çka i mungon në një pjesë të trupit. Është verbëruar njeriu ndërsa mprehtësia e mendjes është në të mbyllurit e syve.

Dhe u mahnita kur pashë se ai është kompletuar për dituri. Humbja e bebëzave të syrit iu kishte bërë udhëheqës i mendjes.

Diturinë të cilën tjerët nuk e kishin ai ua mësonte.

Ne e dimë se shumica e zbuluesve kanë qenë të pa aftë në disa apo në një pjesë të trupit të tyre.

Ne po ashtu shohim gjenialitet, të cilën dhunti ua jep Allahu në vetë pjesën, hapësirën, apo vetë organin e tij fizik, i cili është i kufizuar në aftësi të tij.

Kur Allahu njeriut i mungon (nuk i jep) diçka në një pjesë të trupit të atij personi Allahu ia jep aftësinë e dyfishtë ose të shumëfishtë në pjesën tjetër të trupit të tij. Kështu tërësia e çdo njeriu është e barabartë me njerëzit tjerë. Mirëpo përfundimisht njerëzit dallohen njëri me tjetrin vetëm me devotshmëri.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s