Lehtësimi i agjërimit

Lehtësimi i agjërimit

Ishte viti i dytë i Hixhretit.

Zoti i Lartmadhëruar e ka bërë obligim agjërimin e ramazanit.

Koha e agjërimit ka qenë prej ezanit të jacisë deri në ezanin e akshamit.

Koha për iftar ka qenë prej akshamit deri në jaci.

Nëse ndonjërin e zinte gjumi prej para akshamit deri pas jacisë, ai detyrohej që ta vazhdojë agjërimin e ditës tjetër pa iftar e pa suhur.

Njëri prej shokëve të Muhamedit a.s. ishte agjërueshëm.

Kur pa perënduar dielli shkon në shtëpi për të bërë iftar.

Në shtëpi nuk kishte asgjë të gatshme.

Ishte i lodhur shumë nga puna dhe bie për të fjetur.

Më vonë bashkëshortja e tij e përgatitë një ushqim dhe e zgjon nga gjumi për të ngrënë. Por para se të filloj të hajë e dëgjon ezanin e jacisë, kështu që nuk ha bukë, por pa bërë iftar e vazhdon agjërimin e ditës tjetër.

Aty kah mesi i ditës, deri sa ai punonte, nga uria e tepërt alivanoset.

Për këtë rast i tregojnë Muhamedit a.s., pastaj zbret ajeti kur’anor:

“Dhe hani e pini derisa ta dalloni perin e bardhë nga peri i zi (deri para sabahut), pastaj plotësojeni agjërimin deri në mbrëmje”.

Zbritja e këtij ajeti është mëshirë për muslimanët, sepse Zoti është i mëshirshëm ndaj robërve të Tij. Ndërsa ne duhet ta falënderojmë gjithnjë dhe pandërprerë, për të mirat që na i ka dhënë.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s