Mjegulla dhe kopshtari
Një njeri po kalonte në periferi të një vendbanimi,
dëgjon një zë mbi re: – Ujite bahçen (arën) e filanit.
Kur nga ai moment retë e ndryshuan drejtimin dhe shkuan mbi atë arë dhe zbrazën shi, e cila ishte një kodër me rrasa.
Kur e sheh se, në atë vend ku binte shiu mblidhej uji dhe formohej përroskë, ai e përcolli ujin.
Kur e sheh se një njeri qëndronte në atë arë, e cila kishte ujë të mjaftueshëm nga çdo anë.
E pyet: – O rob i Allahut! Po si e keni emrin?
I përgjigjet – Filan – (e tha) emrin, të cilën e kishte dëgjuar nga zëri mbi re.
Pastaj ky e pyet: – Po pse po më pyet për emrin tim?
Ai i thotë: – Kam dëgjuar një zë mbi re, i cili thoshte:
– Ujite bahçen (arën) e filanit – emrin të cilin e paskeni ju.
Pasi është puna kështu atëherë po të tregoj:
Unë 1/3 e produkteve e jap sadaka,
me 1/3 e ushqej veten dhe familjen,
ndërsa 1/3 e kthej prapë për punimin (mbjelljen) e arës.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”