BUJQËSIA DHE OBLIGUESHMËRIA
Çdo obligim prej obligimeve të kësaj bote është i përcaktuar dhe i përkufizuar në të gjitha fetë qiellore për t’iu sjellë planprogrami i tyre lumturi qenies njerëzore, dhe mos të shkaktohet turbullira dhe trazira. Si qëndron çështja me suksesin në kryerjen e obligimeve?
Shejh Shaëraviju përgjigjet:
FELEHA do të thotë: ndalje, ndërprerje, hekuri me hekurin prihet. Kjo domethënie shpie në kuptimin e aktivitetit i cili rezulton pjesën tjetër automatikisht.
Bujku kur ta punon tokën këtë e ka pasuar nga baba i tij Ademi a.s. Mirëpo Ademi a.s. kur e ka punuar tokën, nga kush ka mësuar?
Ai ka mësuar prej Allahut, ashtu siç ia ka mësuar të gjitha emrat e ekzistencës. Rrënjët e shkencave janë prej Allahut, sepse Allahu nuk e ka krijuar Ademin që ta kryejë rolin e tij në tokë pa ia mësuar rregullat në të ose së paku ka mësuar fillimin e këtij roli dhe misioni.
Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“A e shihnit farën që ju e mbillni në tokë? A ju e bëni që të rritet apo Ne jemi Rritës dhe zhvillues së saj? Po të donim Ne mund ta shkatërronim e ta bënim pluhur, e ju do të ishit habitur e brengosur (pa shpresë).”
Obligueshmëria e ngushton njeriun, mirëpo Allahu ia mëson njeriut se obligueshmëria e zgjeron njeriun, sepse ngushtësimi është në këtë botë kalimtare, ndërsa Zoti i Lartmadhëruar do të jep në botën tjetër të përgjithmonshme tokën, në të cilën ti mbjell një kokërr, prej saj ti pastaj i fiton shtatëqind kokrra. Pasi që toka është diçka e krijuar të jep fitim të shumëfishtë prej asaj çka i jep asaj. Po si është çështja me Krijuesin? A nuk të jep shumëfish nga ajo që jep ti?
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”