A KA PAS POLIGAMI PARA ISLAMIT ?
A ka pas poligami para islamit apo vetëm me ardhjen e islamit është ligjësuar poligamia?
Shejh Shaëraviju thotë: Islami nuk ka ardhur me parimin poligamisë, sepse poligamia veç ka ekzistuar edhe para islamit. Por islami ka ardhur për përkufizimin e poligamisë në 4 përpos te Pejgamberi s.a.v.s. sepse Muhamedi a.s. veç i ka pasur më shumë se 4. Muhamedi a.s. ka thënë: Mbaj 4 gratë dhe lëshoj të tjerat, gjë që tregon se poligamia ka qenë më shumë se 4 në realitet. Ata të cilët nuk kuptojnë e akuzojnë islamin se e ka lejuar poligaminë, mirëpo e vërteta është se poligaminë e ka kufizuar. Mirëpo kundërshtarët e islamit kalojnë në çështje tjetër, e ajo është se Muhamedi a.s. nuk iu është përmbajt fjalës. Mbaj 4 dhe lëshoj tjerat. Për t’i mbajtur 4 në rregull, ndërsa për t’i mbajtur më shumë se 4 është ndaluar, mirëpo kjo nuk e ndalon asnjë femër që ajo të lidh kurorë me tjetër kënd dhe të martohet me tjetër në kufirin brenda 4 grave. Në ato çaste Pejgamberi s.a.v.s. ka qenë i martuar me nëntë ndërsa ato momente kanë qenë momente ku gratë e Pejgamberit kanë qenë nëna të besimtarëve, dhe ka qenë e ndaluar që ndonjë prej besimtarëve të martohej me ndonjërën prej grave po ta kishte lëshuar Pejgamberi s.a.v.s. Dhe pasi që asnjë nuk do të martohej atëherë patjetër të i mbante në martesë.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”