FJALA ALLAH NË GJUHËT E NJERIUT
Fjala e të Lartmadhëruar përfundon me shkronjën “ﻪ – H”, e cila është shkronjë e kraharorit – gjoksit, kur të artikulohet vendnxjerrja e tij është prej brendësisë së thellësisë së njeriut.
Shumica pyesin se kur ka filluar përdorimi i fjalës Allah në gjuhën e njeriut?
Shejh Shaëraviju përgjigjet:
Po të kishte qenë fjala (Allah) çështje e cila nuk do të kishte ekzistuar, atëherë çështjet e paekzistuara nuk kanë emërtime të cilat tregojnë për atë çështje. Më e habitshme se kjo është se ti te të gjitha gjuhët mund të gjesh përdorimin e fjalës Zot, i cili është i ngjashëm me fjalën Allah. Është e patjetërsueshme se baza themelore e kësaj është te njeriu i parë të cilit ia ka mësuar Allahu. Allahu ia ka mësuar babës tonë Ademit a.s. pastaj është përcjellë gjeneratë pas gjenerate, e tek pastaj ka filluar kundërshtimi i njerëzve. Por parashtrohet pyetja pse?
Sepse njerëzit i kanë përcjellë fjalët të cilat tregojnë lëndët dhe nuk i kanë përcjellë fjalët të cilat tregojnë të padukshmet. Allahu është i padukshëm. Për këtë arsye në gjuhët tjera shohim se te filozofët fjala “mohim i Zotit” është argumentim në ekzistimin e Zotit. Pra, sikurse bazë është imani (besimi) e pastaj sekondare mohimi në Zotin.
Esenciale është se kjo fjalë iu është mësuar Ademit a.s. i cili pastaj ua ka mësuar bijve të tij. Esenciale është se kjo është natyrshmëri njerëzore. Andaj fjala Allah – Zot dhe fjala pabesim, që të dyja dëshmojnë në besimin në Zot, besimin në Allahun.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”