MJEKIMI
Një beduin e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. o i Dërguar i Allahut: A të shërohemi?
Përgjigje: Po, sepse Allahu nuk ka zbrit sëmundje, e të mos e ketë zbritën shërimin, e mëson (e gjen) ai që mëson, dhe nuk e (gjen) e mëson ai i cili nuk mëson.
(Ahmedi)
Në Sunen: Beduinët kanë pyetur: O Dërguar i Allahut: A të shërohemi?
Është përgjigjur: Po, o ju robër të Allahut shërohuni, se vërtet Allahu nuk ka lënë sëmundje pa e pasur shërimin (ilaçin) përpos vdekjes (e cila nuk ka shërim).
Është pyetur s.a.v.s.:
Si është puna me ilaçet që shërohemi në rukjet që shërohemi, dhe me preventivat që nuk lejojm të sëmureni, a mos është kundërshtim me kaderin e Allahut?
Është përgjigjur: Po mu ajo është kaderi i Allahut.
Është pyetur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. a ndikon pozitivisht mjekimi në sëmundje?
Është përgjigjur: Pse a mos Allahu i Lartmadhëruar ka zbritur sëmundje në tokë e të mos ketë zbritur mjekim (ilaçin) e shërimit të asaj sëmundje.(Ahmedi)
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”