PSE NË KUR’AN KA AJETE TË PAQARTA

PSE NË KUR’AN KA AJETE TË PAQARTA

Pyetje: Pse në Kur’an ka ajete të paqarta?

Përgjigje: Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Ai është i Cili të ka zbritur ty Librin (Kur’anin). Në të ka ajete plotësisht të qarta, të cilat janë themelet e librit dhe të tjerat jo krejtësisht të qarta. Kështu, sa për ata në zemrat e të cilëve ka largim nga e vërteta, ndjekin atë që nuk është krejtësisht e qartë, në këtë mënyrë ata dëshirojnë ngatërresa (mosmarrëveshje e konflikte) dhe dëshirojnë kuptimet e fshehta, por askush nuk i di kuptimet e fshehta, pos Allahut dhe ata që janë të thelluar në dituri thonë: Ne besojmë në të, i tëri (Kur’ani) është nga Zoti ynë. Këtë nuk e logjikojnë, pos atyre që kanë mendje të shëndoshë”. (Ali Imran, 7)

Pyetje: Pse ka në Kur’an ajete të paqarta?

Shejh Shaëraviju përgjigjet:

Të thelluarit në dituri thonë: ne kemi besuar Allahun, edhe pse nuk kuptojnë asgjë, sepse të gjitha janë prej Allahut. Pra, të paqartat prej Allahut dhe të paqartat prej Allahut. Dhe sikurse që syri e ka kufirin e të shikuarit, veshi kufirin e të dëgjuarit, ashtu edhe mendja e ka kufirin e të kuptuarit mendor.

Për këtë arsye Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

“Çka të kuptoni se është e qartë veproni me të, çka të kuptoni se është e paqartë, vetëm besojeni”. I Dërguari i ka folur të vërtetën.

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Ata të cilët besojnë e dinë se është e vërtetë prej Zotit të tyre, ndërsa ata të cilët mohojnë thonë: Po çka ka dashur Allahu të thotë me këtë (shembull)”.

Allahu i Lartmadhëruar ka dashur ta testojë dhe ta sprovojë besimtarin. Sprovimi duhet të jetë i qartë se është testim.

Allahu dëshiron të dallojë të mirën prej të keqes, e Ai e di se çka është e mirë dhe çka është e keqe. Mirëpo dëshiron që edhe ti vetë ta vendosësh në praktikë, për të qenë argument për ty.

Ai e di, mirëpo Ai dëshiron dituri praktike dhe me dëshminë tënde. Sepse po të thoshte, me diturinë të cilën ti e posedon; ti ndoshta do të kishe thënë: Po të kisha pritur do të kishte qenë kjo, kjo, kjo …

Kur’ani është një, mirëpo pranimi i tij është i ndryshëm. Kështu edhe pranimi i të gjitha fshehtësive dhe pranimi i të gjitha gjërave në të cilat barazohet mendja besimtari i pranon ato, sepse ato janë të vërteta dhe të drejta dhe janë prej të Drejtit dhe Vërtetuesit (Allahut), e kuptoi apo nuk e kuptoi ai.

Ky është shkaku pse në Kur’an ka ajete të paqarta. Kur’ani ka zbritur për të na sqaruar ligjet dhe dispozitat, ndërsa ajetet e paqarta të cilat janë zbritur në Kur’an janë zbritur për të vendosur imanin në peshojë. Pra në të janë ajetet e qarta dhe tjerat të paqarta.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s