CILI ËSHTË MË I HERSHËM PABESIMI APO BESIMI

CILI ËSHTË MË I HERSHËM PABESIMI APO BESIMI

Çka do të thotë pabesim dhe cili paraprin pabesimi apo besimi?

Shejh Shaëraviju thotë: Ai i cili shikon në pabesim, përfiton prej tij edhe pse nuk ka me qenë vetë pabesimtarë, pasi që pabesimi ekziston tek njerëzit, pabesim do të thotë fshehje.

Pra, fjala e pabesimit është se besimi ekziston në brendësi, sepse pabesim do të thotë fshehje, pra mosbesimi në Allahun do të thotë fshehja e ekzistimit të Allahut. Për arsye se fshehja është dytësore ndërsa parësore është besimi në Zotin. Pra, vet fjala pabesim vetvetiu është kundër pabesimtarëve, sepse nuk thuhet pabesim përderisa nukekziston diçka e pastaj e fshehim që tregon se imani (besimi) është natyrshmëri, pastaj është paraqitur fshehtësia e besimit për m’i indinjua njerëzit. Pasi që besimi nuk i le hapësirë udhëheqësit, sunduesit, pozitëlartët dhe shfrytëzuesit e pozitës.

Për këtë arsye kanë filluar me fsheh besim në Allahun. Pra, fjala në esencë tregon se pabesimit i ka parapri besimi.

Kjo është çështje e logjikshme, sepse njeriu i parë është Ademi. Ai i cili e ka krijua atë është Allahu, Ai e ka frymëzua me shpirt, i ka urdhërua melekët me i bë sexhde dhe ia ka tregu rrugën e vërtetë.

Të gjitha këto tregojnë një çështje se pabesimi në fillim as që ka qenë, por nëpërmjet pabesimit Iblisi ka dëshirua me mashtrua Ademin. Ka qenë e patjetërsueshme se Ademi iu ka sqarua djemve të tij çka ka ditur, mirëpo me kalimin e kohës ka fillua harresa, dhe kështu shumica e njerëzve kanë fillua me mendua se besimi ua përkufizon jetën e tyre, e kanë fillua mos me besua, mirëpo i logjikshmi kur të dëgjon fjalën pabesim, duhet të jetë i kujdesshëm që mos i bashkëngjitet mendimit me fsheh të ekzistuarën për këtë arsye Allahu tërheq vërejtjen dhe pyet: po si po mohoni atë.

Ata nuk kanë përgjigje tjetër pos:

“Ne kemi fshehur besimin në ty o Zot”. Ky është besimi ku Zoti i Lartmadhëruar

thotë:

“Po si po e mohoni Zotin kur nuk ka ekzistuar (keni qenë të vdekur) e ai ju krijoi (ju ngjalli juve).”(El Bekare, 28)

Ky ajet tregon argumentin në besim. Allahu iu është përgjigjur natyrshmërisë së sendeve, ashtu që vepron në këtë e ajo reflektohet te Ai. E kjo është se Zotit të Lartmadhëruar i janë të nënshtruar të gjitha sendet çka ka në tokë, dhe me kalimin e kohës mendohet se ka lidhje mbi ngarkesat. Për këtë arsye në mendjen e njeriut jeton fuqia e shkaqeve. Zoti i Lartmadhëruar është Krijues dhe krijuesi i shkaqeve.

Nuk ka dyshim se imani i paraprinë pabesimit. E shfrytëzova rastin dhe kam pyetur imamin e nderuar edhe me pyetjen të cilën e bëjnë njerëzit me tallje. Cila është më e para veza a po pula.

Ai e cilëson këtë si mendjelehtësi prej mendjelehtësive të njerëzve të cilëve nuk logjikojnë dhe nuk mendojnë.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s