KULMINACIONI I ADHURIMIT NDAJ ALLAHUT
Pyetje: Cili është kulminacioni i adhurimit të cilin duhet ta arrijë besimtari, me qëllim që të jetë i qetësuar dhe ta ndiejë dhe ta përjetojë kënaqësinë e Allahut vazhdimisht dhe pandërprerë.
Imami i nderuar thotë:
Po të kishte që çdo çështje që kërkohet për t’u vepruar dhe ajo çështje e ka arsyen dhe urtësinë e obligueshmërisë dhe të jetë i sigurt në atë, atëherë nuk do të kishte kuptim adhurimi i vërtetë. Mirëpo adhurimi është çështje që kur të pranon urdhërin prej Allahut pasi që t’i besosh Atij dhe t’i besosh plotësisht dhe me bindje të thellë se Ai është më i Urti dhe më i Mençuri, i Cili të drejton dhe të orienton në një veprim.
E pastaj nëse veç ti e ke pranuar atë urdhër me këtë qëllim, ti veç e ke arritur kulminacionin e adhurimit ndaj Allahut. E pas kësaj Allahu t’i zbulon ty fshehtësitë dhe sekretet e kryerjes së dispozitave dhe urdhrave dhe pasojat për moskryerjen e tyre. Ata të cilët kanë sqaruar urtësinë dhe arsyen e namazit, urtësinë dhe arsyen e agjërimit, urtësinë dhe arsyen e zekatit. Mu ata janë të cilën në rend të parë e pastaj e kanë kuptuar në veten e tyre se çfarë dobie u ka sjellë në veten e tyre dhe në shpirtin e tyre. Ata kanë treguar se kanë pasur këtë e këtë dobi.
Farzet e abdesit janë këto:
Pastrimi i duarve deri në bërryla, pastrimi i fytyrës, lëmimi (mes- hi) i kokës dhe pastrimi i këmbëve. Nëse njërin e pyet vetëm për këto çështje, e kupton se pastrimi i këtyre pjesëve ka arsyen dhe urtësinë, po ashtu, nuk ka dyshim se i Dërguari i di specifikat e ujit qarkullues dhe i cili nuk ka as erë, e as ngjyrë. Dhe kur njeriu e merr ujin në dorë dhe sheh se nuk ka ngjyrë kur të fut ujin në gojë dhe bën shpëlarjen e gojës, e kupton se nuk ka shije, kur ta vendosë në hundë ujin e kupton se nuk ka erë. Atëherë çka? Kuptohet se është ujë i përdorshëm dhe i vlefshëm për abdest. Pra kjo është ndoshta se shkaqet dhe urtësitë nuk vijnë para se të veprohet urdhri, por në rend të parë kryhet urdhri.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”