Hipokritët

Hipokritët

SHEMBULLI KONKRET I HIPOKRITËVE

Zoti Lartmadhëruar thotë:

Shembulli konkret i tyre (Hipokritëve) i ngjanë:

Shembullit të atij që ndezë një zjarr dhe posa ai zjarr ndriçon vendin përreth tij, All-llahu ua shuan dritën atyre dhe i lë në errësira, (dhe aty) nuk shohin. (El-Bekare, 17)

Pasqyrim i mrekullueshëm se ekziston një kategori e njerëzve të cilëve u është dhënë mendja dhe shikimi dhe prapëseprapë nuk janë udhëzuar në udhëzimin e drejtë për shkak të lakmisë së kësaj bote dhe për shkak të kënaqësisë së përkohshme.

Kjo kategori e njerëzve e nuhasin dritën sipërfaqësore dhe Zoti ua merr dritën të cilën e kanë lakmuar dhe mbesin në errësirën në të cilën nuk shohin dhe nuk mund të vazhdojnë më tutje.

HIPOKRITËT DHE FEJA ISLAME

Hipokrizia është dukuri e shëmtuar shpirtërore. Këtë dukuri, Zoti i Lartmadhëruar e paraqet në 13 ajete të Kur’anit fisnik në suretul Bekare.

Në secilin ajet prej këtyre ajeteve mund të vërehen cilësitë e hipokrizisë, të cilat cilësi gjenden te hipokritët deri në ditën e gjykimit.

Në secilin ajet tregohen cilësi të hipokrizisë nga shkaku se hipokrizia paraqitet në forma të shumënumërta dhe të shumëllojshme.

DEKLARIMI I HIPOKRITËVE PËR ZOTIN DHE DITËN E FUNDIT (GJYKIMIT)

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Ka prej njerëzve të cilët thonë: Ne kemi besuar në Allahun dhe në Ditën e gjykimit, mirëpo ata nuk janë besimtarë.” (El-Bekare : 8)

Ajeti tregon se: Ka prej njerëzve hipokritë të cilët thonë: Ne kemi besuar në Allahun dhe në Ditën e gjykimit.

Ajeti tregon dy polet e besimit:

1. Besimin e fillimit të besimit i cili është: “Besimi në Allahun” dhe

2. Besimin e përfundimit të besimit i cili është: “Besimi në Ditën e fundit (gjykimit)”.

Pasi që hipokritët deklarojnë besimin, atë duhet dëshmuar me vepra në çështjet të cilat kanë të bëjnë prej besimit në Zotin deri te besimi në ditën e gjykimit.

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë “mirëpo ata nuk janë besimtarë”, me qëllim që të tregoj se çështja e besimit është atribut i patjetërsueshëm dhe nuk është ngjarje e cila ndryshon ashtu siç ndryshojnë hipokritët.

Allahu e ka treguar atë çka kanë thënë hipokritët për Allahun, por pas kësaj, i ka gjykuar si gënjeshtarë.

METODOLOGJIA SEKRETE E HIPOKRITËVE

Zoti i Lartmadhëruar për ta thotë: “Dhe kur të shkojnë te shejtanët e tyre.” (El-Bekare : 14) Kjo do të thotë se hipokritët shkojnë te shejtanët e tyre.

Fjala “shejtan” tregon për armikun e fshehtë të cilin nuk e sheh syri, por e dëshiron të keqen dhe planifikon çrregullimin dhe shkatërrimet.

DEKLARIMI I HIPOKRITËVE PËR MUHAMEDIN A.S. DHE DËSHMIA E ZOTIT PËR MUHAMEDIN A.S.

Nëse e lexojmë fjalën e Zotit të Lartmadhëruar: “Kur të vijnë tek ti (O Muhamed) hipokritët, thonë: – Dëshmojmë se ti je i dërguar i Allahut. Por Allahu e di se me të vërtet ti je i dërguari i Tij.” (El-Munafikun : 1)

Ata kanë thënë “Ti je i dërguar i Allahut”. Ky është realiteti i deklarimit të hipokritëve.

Pas kësaj Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Allahu dëshmon se hipokritët janë duke gënjyer.”

Hipokritët nuk kanë gënjyer kur kanë thënë se Muhamedi është i dërguar i Allahut. Kjo fjalë është fjalë e vërtetë, pra se Muhamedi është i dërguar i Allahut, por Hipokritët kanë gënjyer kur kanë thënë se dëshmojmë sepse dëshmia është fjalë që duhet të përputhet me atë çka është në zemër.

Çështja e dëshmisë është tek Allahu, e ajo është se Muhamedi është i dërguar i Allahut, mirëpo fjala e dëshmisë është mjet i gënjeshtrës, që asnjë të mos bie në metodologjitë e tyre të rrezikshme.

E KEQJA E HIPOKRITËVE

Nefsi i hipokritit është i keq, sepse nuk mund ta pranoj ftesën e të së vërtetës.

– E keqja e hipokritit është e keqe e përgatitur në mënyrë perfide,

– E keqja e hipokrizisë është se hipokriti vepron për të të dërguar në errësirë, ndërsa tjetrit ia ndriçon rrugën, e kjo është më e vështirë për islamin në ballafaqim me pabesimin.

– E keqja e hipokrizisë është se publikojnë fjalën e fesë Islame me gjuhën e tyre, ndërsa ai i cili e proklamon fjalën e Islamit, atëherë ai i fiton të gjitha të drejtat e Islamit.

– E keqja e hipokrizisë është se hipokritët i fitojnë të gjitha të drejtat e muslimanëve edhe pse kuptohet se ata janë hipokritë.

– E keqja e hipokrizisë është se respektohet ajo çka proklamojnë për fenë Islame edhe pse me zemër nuk është i sinqertë.

ÇKA PIKËSYNOJNË HIPOKRITËT

Me shkuarjen e Muhamedit a.s. në Medine fisi Evs dhe Hazrexhi u vëllazëruan, pas vëllazërimit të tyre ata u vëllazëruan me muslimanët e Mekës, pastaj, për këtë arsye ata u cilësuan me titullin Ensarë (Ndihmëtarë), ndërsa muslimanët e Mekës u cilësuan me titullin muhaxhirë (Gurbetqarë).

Pikësynimi i hipokritëve ishte ndezja së armiqësisë në mes të Evsit dhe Hazrexhit dhe të përfitonin prej kësaj armiqësie. Edhe sot pikësynim i hipokritëve është ndezja e armiqësisë në mes të muslimanëve.

SHENJAT SINJALIZUESE TË HIPOKRITËVE

Shenjat sinjalizuese janë shenja me të cilat mund të identifikohen hipokritët. Muhamedi a.s. ka thënë:

“Shenjat e hipokritit janë tri:

– kur flet, gënjen;

– kur premton, nuk e zbaton dhe

– kur t’i besohet diçka, tradhton.

Këto janë njësi matëse për çdo pjesëtar të umetit të Muhamedit s.a.v.s.

I dërguari i Allahut na ka treguar neve se, pasi që Allahu ia ka zbuluar hipokritët, po ashtu edhe muslimanët nuk duhet të hezitojnë në identifikimin e hipokritëve.

NË CILIN VEND TË XHEHENEMIT JANË HIPOKRITËT?

Muhamedi a.s. e ka falë namazin e xhenazes për Abdullah ibn Selulin i cili ishte koka e hipokritëve, pastaj ka zbritur ajeti:

“Dhe mos ua falë namazin asnjërit prej tyre dhe mos qëndro dhe të lutesh te varri i tyre. Vërtet ata mohuan Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe vdiqën deri sa ata ishin mëkatarë.” (Et-Tevbe : 84)

Pastaj Zoti I Lartmadhëruar tregon se hipokritët do të jenë në shkallën më të ulët të xhehenemit ku thotë: “S’ka dyshim, hipokritët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës.” (en -Nisa, 145)

Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s