Thirrja në Islam
Muhamedit a.s. i zbriti ajeti kur’anor:
“Thirri (në Islam) dhe tërheqja vërejtjen familjes dhe të afërmve.”
Posa zbriti ky ajet, Muhamedi a.s. filloi t’i thërriste në Islam familjen e tij dhe ata në të cilët kishte besim.
Tri vite të plota Muhamedi a.s. thërriste fshehtazi në Islam.
Në fillim numri i muslimanëve ishte i vogël.
Muslimanët e parë tuboheshin në shtëpinë e Ekreme bin Erkam.
Aty e lexonin dhe mësonin Kur’anin.
Aty i bënin planet për përhapjen e Islamit.
Në këtë kohë e pranuan Islamin:
Hamza – axha i Muhamedit a.s.
Jasiri dhe Sumeja – prindërit e Amarit.
Pastaj islamin e kanë pranuar edhe Bilalli e Uthmani.
Më vonë fenë Islame e pranon edhe Umeri r.a.
Jasiri dhe Sumeja janë shehidët e parë të cilët kanë dhënë jetën për Islam.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”