Shpërngulja në Etiopi

Shpërngulja në Etiopi

Muslimanët torturoheshin nga kurejshit.

Torturat ishin të vazhdueshme.

Muslimanët shkuan dhe i treguan Muhamedit a.s.

Muhamedi a.s. vazhdimisht u thoshte se duhet të duronin.

Më vonë u tha muslimanëve që të shpërnguleshin në Etiopi.

Në Etiopi sundonte mbreti Nexhashi.

U mblodhën shtatëmbëdhjetë muslimanë.

Kaluan në rrugët e gjata nëpër shkretëtirë,

e pastaj me anije dolën në kontinentin e Afrikës.

Muslimanët e bënë këtë shpërngulje vetëm e vetëm për ta ruajtur imanin dhe islamin e tyre, e cila për ta ishte gjëja më e shtrenjtë.

Kur shkuan në Etiopi, mbreti Nexhashi i priti me zemërgjerësi.

I lejoi që të jetojnë të qetë dhe t’i përmbahen lirisht fesë së tyre islame.

Kurejshët e kuptuan se muslimanët kanë shkuar në Etiopi.

E dërguan Amër ibn Asin që t’ia dërgojë disa dhurata mbretit Nexhashij dhe t’i thotë se muslimanët duhet të kthehen në Meke, se përndryshe do t’i sjellin probleme ngase ata besojnë në një ZOT e nuk njohin Isain.

Kur Nexhashiu i pyeti muslimanët për Isën a.s., ata thanë se ne besojmë në Isën a.s. si pejgamber dhe i lavdëruar i Zotit, sikurse u besojmë të gjithë pejgamberëve tjerë, e po ashtu edhe pejgamberit tonë.

Kur i dëgjoi Nexhashiu këto fjalë, nuk i ktheu në Mekë Muslimanët e parë.

Amri u kthye duarthatë.

Më vonë Nexhashiu e pranoi Islamin.

Prej të shpërngulurve në Etiopi ishin:

Uthmani r.a., Zubej ibn Avami dhe Xhafer ibn Ebi Talibi.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s