O ti që je mbuluar
Muhamedit a.s. në shpellën Hira i kishin zbritur ajetet e para të Kur’anit.
Kur del prej shpelle e sheh Xhibrilin në formën e tij origjinale.
Xhibrili e kishte përfshirë horizontin me krahët e tij.
Muhamedi a.s. u kthye në shtëpi e i tha Hatixhes:
– Më mbuloni, më mbuloni!
Hatixheja pasi e mbuloi dhe e qetësoi, i tha:
– Mos u friko, se ti ke gjithçka.
Ti i ndihmon të varfrit, të dobëtit.
Ti i ndihmon të drejtit.
Fiton edhe kur nuk ke asgjë.
Zoti ty nuk do të të pikëllojë kurrë.
Muhamedi a.s. kur i dëgjoi këto fjalë prej Hatixhes u qetësua dhe pushoi një kohë.
Pas një kohe i shkon Xhibrili në shtëpi ku ishte i mbuluar e i tha:
“O ti qe je i mbuluar!
Qohu dhe publiko (misionin tënd).
Madhëroje vetëm Zotin tënd.
Pastroji rrobat e tua.
Largoju prej veprave të këqija.”
Duke i dëgjuar ajetet nga Xhibrili, Muhamedi a.s. djersitej, skuqej.
Duke i dëgjuar ajetet nga Xhibrili, i tërë trupi i përqendrohej në fjalët e Allahut të cilat ia përcillte Xhibrili.
Hatixheja kur e vërejti këtë, shkoi te axha i saj Vereka bin Nufel dhe ia tregoi ngjarjen.
Ndërsa axha i saj i tha:
– Ky është pejgamberi i fundit i cili është paralajmëruar më parë në librat hyjnor.
Ky është vula e pejgamberëve.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”