PRANGOSJA E SHEJTANËVE NË RAMAZAN

PRANGOSJA E SHEJTANËVE NË RAMAZAN

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: Kur të vjen muaji Ramazan, hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e zjarrit dhe prangosen shejtanët. I DËRGUARI I ALLAHUT E KA FOLUR TË VËRTETËN

Prangosja e shejtanëve do të thotë të lidhurit e tyre izolimi dhe paralizimi i tyre për çdo aktivitet i cili nuk e lejon shpërndarjen e të mirës ose gjërave që sjellin mirësi. Mirëpo, ne shohim se shumica prej neve prangosen prej punëve të mira, ato i prek me fjalë tjera i përvetëson shejtani dhe i përvetësojnë xhinët, shohim gënjeshtarë, rrenacak, tradhtar, mashtrues, por edhe që hanë haptazi në ramazan, të gjitha këto janë shenja të qarta se ata janë të manipuluar prej shejtanit.

Pyetja është:

Si janë të prangosur shejtanët, dhe të mbyllur në ramazan pas të gjitha këtyre dukurive negative të përditshme. Disa fukaha (dijetarë të jurisprudencës islame) këto dukuri i arsyetojnë me atë se janë të prangosur dhe të mbyllur vetëm një lloj i shejtanëve, ndërsa lloji tjetër jo!.

Disa tjerë thonë se: Të gjithë shejtanët në përgjithësi janë të prangosur, dhe e vërtet është ashtu siç tregon hadithi po të gjitha punët e ndyta dhe amorale janë rezultat i njerëzve shejtan dhe të ngjashëm me ta, të cilët më nuk kanë nevojë që shejtani t’i përvetësoj, t’i hutoj që të mos largohen prej punëve të këqijave dhe harameve.

Mirëpo i nderuari ynë në lidhje me këtë çështje thotë: Kemi dy lloje të fjalive: Fjali lajmëtare, pra që tregojnë realitetin e kaluar, dhe fjali fillestare apo veprim formuese e cila ka për qëllim veprimin e tanishëm dhe të ardhshëm. Fjala vjen: Zoti i Lartmadhëruar në ajetin Kur’anor për Qaben thotë dhe kush hynë në të (Qabe) është i sigurt. Nëse kjo fjali ka për qëllim lajmërimin e së kaluarës, atëherë është e pamundur që të ndodh diçka çka është në kundërshtim me fjalën e Allahut, por nëse ka për qëllim fjalinë fillestare apo veprim formuese, atëherë ky ajet është urdhër prej Allahut për njerëzit që ata të cilët hynë në Qabe le të jenë të sigurt sepse ne në realitet mund të shohim që të ndodh e kundërta që mos të jenë njerëzit të sigurt në të, mirëpo kjo është sepse njerëzit nuk e kanë dëgjua urdhrin e Allahut.

Po ashtu nëse e shohim ajetin Kur’anor: “Të mirat për të mirët, të mirët për të mirat dhe të këqijat për të këqijtë e të këqijtë për të këqijat”. Në realitet shohim se ka të mirë për jo të mirat, dhe e kundërta, por esenca është se nëse e dëgjojmë fjalën e Allahut, dhe veprojmë me të atëherë të mirët i martojmë me të mirat, por nëse nuk e dëgjojmë fjalën e Allahut ndodh e kundërta të mirët për jo të mirat. E njëjta është edhe me hadithin e prangosjes së shejtanëve, në hadith kemi fjalinë e cila ka për qëllim veprim formimin pra hadithi ka për qëllim “prangosni shejtanët” e ne nëse e dëgjojmë hadithin i prangosim shejtanët, mirëpo nëse nuk e dëgjojmë atëherë shejtanët nuk prangosën, pra ne jemi të urdhëruar që kjo me ndodhë që ata (shejtanët) me u prangosë.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s