PËRBETIM PËR MOSKONTAKTIM SEKSUAL ME GRUAN
Pyetje: ILAË – siç thotë Err-Rragibi është përbetimi i cili ka të bëjë për pakësimin, apo mosveprimin e çështjeve për të cilën përbetuesi është përbetuar. Siç thotë Zoti i Lartmadhëruar: “Nuk përbetohet rrejshëm”. Po ashtu ajeti kur’anor:“Dhe të mos përbetohen të nderuarit prej mesit tuaj”. Mirëpo në terminologjinë e sheriatit “IJLAË” është të përbetuarit e burrit për moskontaktim seksual me gruan e tij.
Përgjigje: Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Për ata që përbetohen për moskontaktim me gratë e tyre, afati i pritjes është katër muaj. Por nëse pendohen atëherë Allahu është Falës i Mëshirshëm.”
Pra, thënia “afati i pritjes së tyre është katër muaj” ka për qëllim për me ndërprerë dhe me ndaluar. Pra iu është shtuar ndajfolja e kohës katër muaj. E kjo do të thotë se ndajfolja është kryefjalë, ndërsa para saj është kallëzuesi. I këtij mendimi është gramaticienti Ahfesh, pra e parashoh veprimin e tillë.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”