ËSHTË PREJ KADERIT TË ALLAHUT
Një arab (beduin) e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: O i Dërguari i Allahut: A të mjekohemi? Është përgjigjur: Po, sepse Ai i cili e ka zbritur sëmundjen e ka zbritur edhe mjekimin (ilaçin). E mëson ai i cili studion, dhe nuk e mëson ai i cili e inspiron. Mjekohuni, vetëm se mos u mjekoni me haram. E KA REGJISTRUARAHMEDI
Në Sunen disa arab (beduin) e kanë pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: A të mjekohemi? Është përgjigjur: Po! Rob të Allahut mjekohuni, sepse Allahu nuk ka vendos sëmundje e të mos ketë vendosë shërimin (mjekimin) e saj përpos një sëmundje. E cila është ajo o i Dërguari i Allahut?Ajo është pleqëria.
Është pyetur i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: Çka mendon nëse përdorim Rukje për shërim, apo ilaçe për shërim, a nuk e kthen (e largon) kaderin e Allahut? Është përgjigjur: Po mu ajo është kaderi i Allahut. EKA REGJISTRUAR TIRMIDHIU
Mjekimi në spital po ashtu është prej kaderit të Allahut.
Përgjigje: Në lidhje me këtë Shejh Shaëraviju jep mendim shumë të rëndësishëm: Mjekësia mjekon, ndërsa Allahu shëron. Mjekimi mund t’ia qëlloj por edhe mund të gaboj, sepse shumica e pacientëve vdesin mu në duart e mjekëve të tyre-SUBHANALLAH.
Imami i nderuar thotë: Mjeku i cili ia ka qëllua me diagnozën e tij dhe shëron ai nuk e ka largu kaderin e Allahut.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”