TOKA ËSHTË XHAMI DHE E PASTËR

TOKA ËSHTË XHAMI DHE E PASTËR

Pyetje: I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: Jam i privilegjuan ndaj pejgamberëve tjerë me 6 gjëra: Më janë dhënë të gjitha njohuritë, jam i ndihmuar me atë se tjerët ma kanë frikën, më është lejua teprica e pasurisë prej frontit, toka më është bë xhami dhe e pastër, jam vula e pejgamberëve dhe do të bëj shefat në ditën e kiametit.

Në thënien e të Dërguarit s.a.v.s. më është bë toka xhami dhe e pastër: Na vendos neve në tavolinë një çështje përfundimtare e ajo është se falja e namazit për çdo person është e lejuar absolutisht në çdo vend.

Ku është dallimi në mes të faljes së namazit në çdo vend dhe faljes së namazit në xhami?

 Imami i mirënjohur Muhamed Muteveli Shaëraviju thotë: Toka është e pastër dhe xhami, ka vende ku lejohet të falet namazi e po ashtu lejohet të zhvillohet aktiviteti jetësor. P.sh. Në fabrikën tënde, ti edhe punon edhe falesh, në arën tënde edhe mbjell, por edhe falesh, në objekte arsimore edhe mund të studiosh por edhe të falesh në të. Pra në vendet publike lejohet edhe namazi por edhe veprimtaritë tjera jetësore.

Mirëpo nëse dëshirojmë që ndonjë vend ta veçojmë vetëm për namaz, themi: Ky është vend ku nuk zhvillohen aktivitetet e jetës por është e veçuar vetëm për namaz, atëherë këtë vend e quajmë Xhami, mesxhid apo shtëpi e Zotit. Për këtë arsye Muhamedi a.s. ka thënë: Mos lidh kontratë tregtie derisa të jesh në xhami, e po ashtu as me kërkua send të humbur aty, pse aty ishte koha ku do të takohesh me Zotin tënd e nuk lejohet me qenë indiferent ndaj tij. Mjafton që ti i ke 24 orë në disponim, e prej atyre 24 orëve një orë me e nda për me u taku me Zotin, e në atë orë largohesh prej aktivitetit të jetës. Pra përcaktimi i vendit për xhami është vetëm për namaz, e papërcaktimi i vendit është edhe për namaz edhe për aktivitetet tjera të jetës. E atë vend të cilin e përcaktojnë njerëzit me dëshirën e tyre e quajnë shtëpi e Allahut.

Pra shtëpia e Allahut (Qabja) në Meke është përcaktua me dëshirën e Allahut ndërsa shtëpitë e Allahut (xhamit) tjera janë përcaktua me dëshirën e vetë njerëzve. Atëherë shtëpitë e Allahut të përcaktuara me dëshirën e njerëzve janë zinxhirë, apo vazhdimësi e shtëpisë së Allahut me dëshirën e Allahut.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s