RRETH PENDIMIT DHE LUTJA BAZË E ISTIGFARIT
Kategoritë e pendimit
– Kategoria e parë: Pendimi për shkak të idhujtarisë.
– Kategoria e dytë: Pendimi për shkak të mëkateve të mëdha.
– Kategoria e tretë: Pendimi për shkak të mëkateve të vogla.
Kategoria e parë: Pendimi për shkak të idhujtarisë.
– Nevojitet Pendimi.
Kategoria e dytë: Pendimi për shkak të mëkateve të mëdha.
– Nevojitet pendimi.
Kategoria e tretë: Pendimi për shkak të mëkateve të vogla.
– Veprat e mira i fshijnë mëkatet e vogla si f.v.:
– Prej namazit deri në namaz.
– Prej namazit të xhumasë deri në namazin e xhumasë.
– Prej Ramazanit deri në ramazan.
– Mëkatet e vogla mund të fshihen edhe vetëm duke u larguar nga mëkatet e mëdha.
Vërejtje: Ka mundësi që ndonjë mëkat e konsideron të vogël por te Zoti llogaritet i madh si f.v.: Nuk është e njëjtë fjala kundërshtuese ndaj shokut sikurse e fjala kundërshtuese ndaj prindit. E njëjta fjalë kundërshtuese ndaj shokut e cila llogaritet mëkat i vogël, po e njëjta fjalë kundërshtuese për të njëjtën çështje ndaj prindërve është e rrezikshme dhe e madhe.
Kemi edhe nënkategori të pendimit:
– Kategoria pendimit për shkak të mëkateve të dyshimta se a janë mëkate të mëdha apo janë mëkate të vogla.
– Pendimi për shkak të veprimeve të papëlqyeshme (mekruh).
– Pendimi për shkak të mosveprimeve të lejuara.
Llojet e pendimit për shkak të mëkatit të madh
Pendimi për shkak të mëkatit të madh mund të jetë:
1. Pendimi për shkak të mëkatit të madh ndaj Zotit dhe
2. Pendimi për shkak të mëkatit të madh ndaj njeriut.
1. Pendimi për shkak të mëkatit të madh ndaj Zotit
Mëkatet e mëdha ndaj Zotit mund të jenë:
– Mëkate për shkak të moskryerjes së urdhëresave.
Pendohet dhe i kryen urdhëresat e viteve të kaluara (si f.v.: agjërimi, namazi, etj.).
(Ka mendime se vazhdon me nafile në të ardhmen dhe vitet e kaluara nuk i kompenson).
– Mëkate për shkak të kryerjes së ndalesave.
Për shkak të veprimit të ndalesave bëhet pendimi dhe ndalohet rrënjësisht nga ndalesat.
2. Pendimi për shkak të mëkatit të madh ndaj njeriut
Njeriu mund të pendohet:
1. Me pendim për shkak të dëmtimit material
2. Me pendim për shkak të dëmtimit jomaterial(moral)
1. Mëkat material i madh ndaj njeriut mund të jetë:
– Mëkat material i madh ndaj njeriut i papërcaktuar;
– Mëkat material i madh ndaj njeriut i përcaktuar.
Mëkat material i madh ndaj njeriut i papërcaktuar si f.v.: Njeriu nuk e ka dhënë zekatin për disa vite.
E jep zekatin për vitet e kaluara dhe pendohet.
Mëkat material i madh ndaj njeriut i përcaktuar: Pendimi i mëkatit material i përcaktuar: Në rend të parë i kompenzohet dëmi material dhe pastaj bëhet pendimi.
Nëse njeriu i dëmtuar vdes:
– Dëmi material i kompenzohet pasardhësve;
– Nëse nuk ka pasardhës ose nuk dihet vendndodhja, atëherë shuma e njëjtë jepet sadaka.
2. Pendimi për shkak të dëmtimit jomaterial (moral)
I kërkohet falje morale në mënyrë të drejtpërdrejt.
Në ditën e gjykimit nuk bëhet këmbimi me mjete materiale por me vepra.
Veprat e mira këmbehen me veprat e këqija sa që një vepër e keqe ngarkohet tek ai i cili ka vepra të mira dhe një vepër e mirë i merret dhe i jepet tjetrit.
Në fund: Të bëjmë lutjen bazë të Kërkimfaljes (ISTIGFARIT)
ALLAHUMME ENTE RABBII
LAA I LAAHE IL-LAA ENTE
HALEKTENII
VE ENE ABDUKE
VE ENE ALAA AHDIKE VE VEADIKE MESTETAëTU
EUUDHU MIN SHERRI MAA SANEAëTU
EBUU’U LEKE BI NIËMTEKE ALEJJE
VE EBUU’U BI DHENBII
FEGFIR LII
FE INNEHUU LAA JEGFIRUDH DHUNUUBE ILA ENTE
Përkthimi:
Zoti im, Ti je Krijuesi im,
Nuk ka Zot pos Teje,
më ke krijuar,
unë jam robi Yt.
Unë në bazë të mundësive do t’i kryej detyrat dhe premtimet.
Kërkoj mbrojtje nga e keqja të cilën e kam vepruar.
I pranoj të mirat të cilat m’i ke dhuruar.
I pranoj mëkatet të cilat i kam bërë.
Më fal.
Askush nuk i fal mëkatet e mia pos Teje.

–
Dr. Musli Vërbani