Banorët e Sebeit
Ka qenë një vend i quajtur Sebe.
Mbi atë vend buronte ujë.
Uji tubohej në mes dy kodrave.
Banorët e ngritën një pendë.
Pastaj ujin e tubuar e shfrytëzonin për pije dhe ujitje të pemëve dhe perimeve.
Pemët dhe perimet ishin aq shumë të mira saqë nuk mund të përshkruhen.
Kur rriteshin pemët dhe perimet, atyre nuk u binte asnjë krimb, asnjë mushkonjë, asnjë mizë, asgjë që t’i dëmtonte.
Në livadhe nuk kishte asnjë akrep dhe asnjë gjarpër.
Gruaja e merrte torbën e vendoste mbi kokë dhe ecte, duke ecur pema i binte në të pa u lodhur fare.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: Kishin nga të dy anët kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. (U thamë) Hani nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderojuni Atij. Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës.”
Po ata i kthyen shpinën Allahut.
E Ne e lëshuam kundër tyre rrjedhën e pendës dhe
dy kopshtet e tyre i shndërruam në dy kopshte me fruta të thatë, drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër.
Atë dënim ua dhamë atyre për shkak se nuk besuan,
e Ne nuk dënojmë, përveç mohuesit.
Zoti i Lartmadhëruar nuk ka kërkuar asgjë prej tyre vetëm se falënderimin.
Mirëpo ai popull ushqehej dhe nuk e falënderonte Zotin,
por ia kthyen shpinën Zotit.
Për këtë arsye, Zoti dërgoi një shi rrebesh, e përcjellë me frymë të fortë, dhe bahçet më të mira i shndërroi në bahçe me pemë të hidhëta.
E këtë, si dënim sepse nuk ishin falënderues.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”