Vendi i besimit

Vendi i besimit

Jeta i ka ligjet e veta, jeta e ka krenarinë e adhurimit. Dëshirojmë që besimtarin ta specifikojmë në dy çështje.

Ndonjëherë ndonjë njeri:

– Jeton dhe kurrë nuk sheh alkool. Pra kurrë në jetën e tij nuk mund të sheh alkool. Kjo për shkak të vendit besimtar në të cilin jeton dhe nuk i shkon ndërmend për alkool për shkak se nuk gjendet pranë tij.

– Jeton dhe nuk i shkon ndërmend që të konsumojë mishin e derrit.

– Jeton dhe nuk vjedh sepse jeton në një shoqëri harmonike e cila nuk e edukon për një gjë të tillë.

(Në këto raste) Largimi nga çështjet e ndaluara (haramet) për njeriun ndoshta është gjë normale, pra e ka të lehtë për ta larguar veten nga haramet dhe është lehtë për të qenë fisnik dhe adhurues ndaj Allahut. Për këtë arsye, qëllimi i besimtarit është që të mos e ndryshojë traditën për të adhuruar me adhurim Krijuesin.

Tani (në Ramazan) situata ndryshon. Ai duhet të abstenojë nga çdo gjë dhe ai gjithmonë duhet të mendojë se ka abstenuar si praktikim i urdhëresave të Allahut dhe jo për shkak të asaj se normaliteti dhe natyrshmëria e tij e ka penguar nga kjo, ose nga ajo, si f.v.: për personin i cili agjëron, por agjëron për shkak se mjeku ia ka rekomanduar se agjërimi e shëron nga ndonjë sëmundje dhe nuk agjëron si adhurim. Për këtë arsye, adhurim quhet atëherë kur e pranon se Allahu të ka urdhëruar, dhe jo atëherë kur çështja është se ti ke ndonjë nevojë për atë adhurim i cili të fton që të veprosh këtë apo atë.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

“Rruga drejt afrimit me Allahun”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s