Isai a.s.
Merjemja ishte në Mihrab.
I shkon Melaqja Xhibril e i thotë:
– Unë jam i dërguar prej Allahut që të të sjell një fëmijë të mençur.
Merjemja a.s. i tha Xhibrilit:
– Si të lindi unë fëmijë kur kurrë nuk më ka prekur njeri?
Xhibrili i tha:
– Kështu do të jetë, që të jetë shembull dhe shenjë për gjithë njerëzimin,
se Zoti i Madhëruar krijon njerëzit dhe jep shpirtrat.
Kur lindi Isai a.s., u tubua populli e i thanë Merjemes:
– Si ke lind kështu?
Merjemja me shenjë tregoi nga fëmija.
Populli i tha:
– Si të flasim me fëmijën në djep?
Isai a.s. në atë moment tha:
Unë jam rob i Allahut. Zoti i Madhëruar më ka bekuar.
Më ka bërë pejgamber, do të më jep librin.
Më ka porositur që të falem dhe të jap zekatin derisa të jem gjallë.
Zoti i Madhëruar kur dëshiron të bëhet një punë, vetëm thotë bëhu dhe ajo bëhet menjëherë.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”