Përfundimi i Isait a.s.
Isai a.s ishte Pejgamber.
Zoti i dha shumë mrekulli mbinatyrore.
Jehuditë nuk e besonin asnjë prej mrekullive të Isait a.s.
Jo vetëm që nuk u besonin, por vendosën që ta mbysin Isain a.s.
Havarijunët, të cilët ishin shokë të Isait a.s. e ruanin nëpër shtëpitë e tyre.
Njëri prej shokëve të Isait a.s. quhej Jehudha.
Jehudha i përngjante shumë Isait a.s.
Një ditë, përderisa ai ishte në shtëpi, jehuditë i shkuan Jehudhës.
Jehuditë e kapën Jehudhën.
Menduan se është Isai a.s.
E kryqëzuan dhe e gjuajtën me gurë derisa vdiq.
Zoti i Madhëruar në Kur’an thotë:
As nuk e kanë mbytur.
As nuk e kanë kryqëzuar.
Vetëm iu është dukur atyre (se është Isai por ai faktikisht nuk ka qenë Isa).
Isai a.s. kishte shpëtuar nga tradhtia e Jehudëve.
Zoti i Madhëruar në Kur’an thotë:
O Isa, Unë do të të vdesë ty, dhe do të të marr pranë vetes dhe do të shpëtoj nga ata që nuk besojnë.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”