Të strehuarit në shpellë

Të strehuarit në shpellë

Në një kohë prej kohëve ishte një mbret i keq.

I gjithë populli së bashku me mbretin besonin në shumë zota.

Disa djelmosha besonin në një Zot.

Këta e mbanin besimin e fshehtë.

Zoti i kishte udhëzuar në rrugën e drejtë.

Ua kishte forcuar zemrat dhe ua kishte larguar frikën.

Kur mbreti e kuptoi për djelmoshat, ai urdhëroi që ata të burgosen dhe të maltretohen.

Në mal ishte një shpellë, andaj ata vendosën të strehohen tek shpella.

Gjatë rrugës për në shpellë u takuan me një bari besimtar i cili rrinte me qenin e tij.

Bariu u kërkoi atyre që të bashkohej me ta në udhëtim.

Djelmoshat pranuan, e gjithashtu edhe qeni i bariut iu bashkëngjit atyre.

Kur ata arritën në shpellë, ranë të flenë. Ata kanë fjetur 309 vite.

Disa mendonin se ata kanë ikur prej shteti, disa mendonin se ndoshta mbreti i ka mbytur.

Pas shumë viteve erdhi një mbret, i cili ishte besimtar, e edhe populli u bën krejt besimtarë.

Pas 309 viteve, ata djelmosha u zgjuan nga gjumi dhe filluan të shikonin rreth vetes.

Njëri prej tyre pyeti: Sa kemi qëndruar në gjumë?

– Dy-tre prej tyre u përgjigjën: – Më duket se kemi fjetur një ditë të tërë apo ndoshta më pak se një ditë.

Dy-tre veta pohuan: – Zoti e di më mirë se sa kemi fjetur.

Njëri tha: – Le të mendojmë pak për ushqimin, si thoni që njëri nga ne të marrë ca para me vete dhe të shkojë në qytet për të na blerë ushqim.

Njëri prej tyre shkoi që të blej ushqim.

Kur shkoi ai, u çudit, populli ndryshe, vendbanimi ndryshe. Pastaj shkoi dhe i tha njërit: – Më jep ushqim. Kur ja dha paratë, atëherë shitësi u çudit kur i pa monedhat që përdoreshin 300 vite më parë.

Shitësi shkoi tek mbreti dhe e lajmëroi për një djalosh të çuditshëm, i cili përdorë monedha tepër të vjetra.

E morën djaloshin dhe e dërguan te mbreti. Mbreti e pyeti atë djaloshin: – Kush je ti?

Ai djaloshi iu përgjigj se si e kishte emrin.

Atëherë e kuptuan se ky djalosh është njëri prej atyre që kishin humbur kah moti dhe për të cilët ishin thurë shumë legjenda.

Mbreti së bashku me popullin shkuan për t’i takuar djelmoshat dhe për ta parë me sytë e tyre këtë mrekulli të madhe të Zotit.

Djaloshi u tregoi shokëve të tij se çfarë kishte ndodhur, se kishin fjetur mbi 300 vite.

Djelmoshat e panë se ishin bërë pjesë e një mrekullie të Zotit.

Ata e falënderuan Zotin për nderimin që ua kishte bërë duke i shpëtuar nga zullumqarët dhe duke i bërë argument për tjerët.

Ata u gëzuan kur panë me sytë e tyre se si vendi nga ku kishin ikur dikur, tashmë ishin bërë të gjithë musliman, madje edhe mbreti ishte musliman.

Nga dashuria e madhe ndaj Allahut ata më nuk dëshironin të jetonin, por e dëshironin takimin me Zotin sa më shpejt, andaj Allahu ua morri shpirtin atyre menjëherë.

Kështu Zoti i shpërblen punëmirët.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s