Mendjemadhi dhe besimtari i varfër

Mendjemadhi dhe besimtari i varfër

Ishin dy njerëz.

Njëri prej tyre i kishte dy kopshte nga rrushi dhe ato ishin të rrethuara me hurma.

Në mes atyre dy kopshteve kishte bimë të tjera.

Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë.

Në mesin e kopshteve rridhte një lumë.

Ai kishte edhe pasuri tjetër, por ishte pabesimtar.

Një ditë prej ditëve ky u takua me fqinjin e tij besimtar e i tha:

– Unë kam pasuri më shumë se ti, e kam edhe krah më të fortë!

Hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetes (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha:

Unë nuk mendoj se kjo do zhduket!

Dhe nuk besoj se do të ndodhë Dita e Gjykimit.

Nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, pa dyshim se do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo.

Pas kësaj besimtari i tha:

– A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?

Por për mua, Ai Allahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk i bëj shok askënd!

E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the:

Ma shaell llah, la kuvvete il-la bil-lah.

(Allahu çka do, bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Tij).

Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak se ti edhe pasuri edhe fëmijë. Po unë shpresoj se Zoti im do të më japë edhe më të mirë se sa kopshti yt, e këtij tëndit t’i shkaktojë fatkeqësi nga qielli, e të gdhijë tokë e zhveshur.

Ose të gdhijë uji i saj i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta gjesh atë!

Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e tij.

Ai filloi të rrahë shuplakat për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte:

O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim shok askënd!

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s