NUK I NGJASON ASGJË
Zoti i Lartmadhëruar është cilësuar me cilësi precize ashtu që mendjen e njeriut e cila luhatet prej një ane në anën tjetër ta vendos në vijën e prerë, që mos ta imagjinoj këtë të ekzistuarit e Zotit për t’i dhënë formë Krijuesit të Lartmadhëruar, ose me e cilësua Zotin e Lartmadhëruar me cilësi të shqisave të thjeshta të njeriut, të cilat janë të kufizuara dhe janë cilësi të krijesave.
Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: Nuk ka të ngjashëm si Ai asgjë. Kjo sikurse po i thuhet njeriut: Lëre veten qetë nga çështjet e kota, për me i hulumtua çështjet të cilat nuk janë të Kandarit tuaj.
Çka mendon Shejh Shaëraviju në lidhje me pjesën e ajetit Kur’anor “Nuk ka të ngjashëm si Ai asgjë”.
Imami i nderuar thotë: Kur të dëgjosh psh. se Allahu i Lartmadhëruar ka këmbë, dëgjon e sheh, ti nuk di për këmbë e duar pos atë që e sheh në veten tënde, nuk e di të dëgjuarin pos ashtu siç e di në vetvete. Ne nuk themi: Dëgjimi i Allahut është i ngjashëm me dëgjimin e krijesave, sepse esenciale është “Nuk ka të ngjashëm si Ai asgjë”. Të gjitha cilësitë dhe emrat të cilat janë të Allahut janë po ato cilësi te Krijesat, mirëpo ti përqendrohesh dhe po i përkufizon ato cilësi të cilat Allahu e ka cilësi veten.
Mënyra e atyre çështjeve nuk është domosdoshmëri e Imanit. Mënyra se si është diçka në një çështje nuk është domosdoshmëri e Imanit. Zoti ynë na ka tregu: Unë shikoj, unë dëgjoj, pra Ai ka të shikuarit, ai ka të dëgjuar, mirëpo ti mos e merr mënyrën të cilën e di të dëgjuarit dhe të shikuarit në krijesat dhe të thuash: Zoti ynë sheh dhe dëgjon si ne. Jo! Kurrsesi jo. Po shtrohet pyetja pse? Sepse ti dëshmon se Zoti ynë ekziston, krijesat ekzistojnë, mirëpo a janë krijesat si Krijuesi, pse të dëgjuarit e krijesave po e ngjason me të dëgjuarit e Tij, ose të dëgjuarit e Tij e ngjason me krijesat. Ti ndryshon, dhe e di se ndryshon prej Krijuesit. Allahu jeton, njeriu jeton por a është jeta ime si jeta e Tij. Ai jeton, ti jeton por a është jeta jote si jeta e Tij. Jo! Kurrsesi jo!.
Çdo emër apo cilësi e Zotit i cili na ka ardhur në Kur’an dhe hadithë është edhe te njeriu. Ti tani gjendesh para dy çështjeve: As të mos bësh ngjasim, por as të mos i mohosh. T’i mohosh do të thotë: që ti të thuash: Jo, ai nuk ka dëgjuar, sepse të dëgjuarit është cilësi e njeriut. Ne themi: Ti po bën krahasim të dëgjuarit tënd i cili ka mjetin (veshin), dhe ti po e pastron Allahun nga kjo çështjeje. E vërtet është ashtu ti dëshiron me i përshkrua atij diçka, mirëpo pse nuk po e pranon tekstin Kur’anor. Ai ka thënë: Unë kam të dëgjuar, ti pranoje atë se ai ka të dëgjuar, mirëpo pastaj mënyra se si dëgjon nuk është çështja jote, se asnjëherë “mënyra” nuk është çështje e Imanit.
Imami i mirënjohur sqaron një çështje shumë të rëndësishme:
Ne kemi treguar një herë, kur e ka pyetur Zotin e Tij, çka e ka pyetur: Më trego (mënyrën) si i ngjallë të vdekurit? Zoti i ka thënë: A nuk po beson? Ai iu është përgjigj: Po, gjithsesi besoj, pra ai ka besuar mirëpo ai ka dashur ta kuptoj mënyrën “mirëpo që të më qetësohet zemra ime”. Ai i cili dëshiron me polemizua çështjen e thuktë, ai thotë se këtu ka kundërthënie, ju po thoni se Zoti ka thënë: mirëpo po jemi indiferent në atë se këtu ka kundërthënie.
Cili është kuptimi i Imanit? Iman do të thotë qetësimi dhe pushimi i zemrës në një çështje aq shumë sa që nuk të shkon ndërmend me bisedua më për atë çështje. Nëse fillon që edhe njëherë me diskutua për atë çështje, atëherë nuk ke arritur në shkallën e Imanit, që do të thotë ti veç e ke Imanin por ende po hulumton për të. Mendo Imani është qetësimi dhe pushimi i zemrës në një çështje dhe puna mori fund, dhe s’ka mbet hapësirë më që ta diskutosh çështjen e Imanit.
Përsërisim: “Gjithsesi po” do të thotë: kam besuar, por bëhet pyetja: Çka donë të thotë kam besuar? Do të thotë qetësimi dhe pushimi i zemrës në këtë çështje sa që as që më shkon ndërmend që të diskutoj edhe ndonjëherë. Mirëpo “Që të më qetësohet zemra ime”. Kërkimi i diçkaje që ka humbur prej saj, dhe përderisa unë kërkoj që të më qetësohet zemra, sikurse bëhet e ditur se ende nuk është arritur qetësimi i zemrës, përderisa ai qetësim po kërkohet, pra është e palogjikshme të kërkohet Imani me fjalën “po gjithsesi”.
Ne i themi atij: Ti po del prej teme, se ne po shikojmë pikësynimin e fjalëve. Pse, a mos ka thënë Ibrahimi: O Zoti im, a ti i ngjall të vdekurit? Jo, nuk ka thënë ashtu, por ka thënë: Si i ngjallë të vdekurit? Pra kur bëhet pyetja “Si?” pra për mënyrën e ngjalljes, kjo do të thotë se beson në ngjalljen por e dëshiron me pa formën e ngjalljes. Pra Ibrahimi a.s. ka besua në ngjalljen e të vdekurve, dhe kjo është çështja të cilës po e diskutojmë, dhe kjo është Imani, mirëpo pyetja si nuk është çështje të cilën e kërkon Imani.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”