Përderisa ata të cilët nuk e pranojnë të vërtetën dhe pretendojnë se mbështetja në Zotin është përtaci, në esencë nuk është asgjë tjetër përpos mbështetje në Zotin. Për këtë arsye, ne u kundërpërgjigjemi dhe ndonjërit prej tyre i themi: Do të të shpërblejmë me diçka të thjeshtë. Do të ju shtrojmë një tryezë (sofër), në të do të të shërbejmë dhe do të shtrojmë çka të doni dhe çka jua ka ëndja. Ti duhet të mbështetesh në Zotin dhe të mos e zgjatësh dorën, por lejoje (prit) ushqimin të kërcej në gojën tënde.
Pse në këtë nuk mbështeteni në Zotin!?
Ju gënjeni në atë që pretendoni!?
Ju jeni mbështetur në atë që e ngarkon trupin e juaj, ndërsa në esencë duhet të ngarkoni fizikun e juaj dhe t’i qetësoni zemrat e juaja. Kjo quhet mbështetje në Zotin. Për këtë arsye shohim se si Allahu i ka paraqitur “të frikësuarit”. Në këtë botë shpëtojnë dhe kanë siguri të frikësuarit!? (Është shprehur siguri ) Për ata të cilët frikësohen nga dy çështje:
– frikën se do të ndëshkohen nga qeveritarët;
– frikën nga çështja e furnizimit (rizkut).
Për këtë arsye:
الَّذِي أَطْعَمَهُم مِّن جُوعٍ وَآمَنَهُم مِّنْ خَوْفٍ
“Ata të cilët i ushqen nga uria dhe i siguron nga frika.” (El-Kurejsh: 4)
Ky është burimi i cili e vështirëson të gjithë botën, e Zoti i Lartmadhëruar thotë: Largohuni nga ata, Unë ju siguroj prej tyre dhe angazhohuni në punën tuaj pa ata.
Konceptin e kësaj çështjeje, për të barazuar kandarin shoqëror, Zoti i Lartmadhëruar e sjell në hadithin kudsij, ku thotë:
O biri i Ademit, mos u frikëso prej qeveritarit përderisa sundimi im nuk përfundon.
O biri i Ademit, mos u frikëso nga vështirësia dhe ngushtimi i furnizimit (rizkut), përderisa magazinat e mia nuk zbrazen asnjëherë.
O biri i Ademit, mos kërko diku tjetër pos Meje sepse Unë jam Allahu, nëse më kërkon, do të më gjesh, nëse largohesh nga Unë, Unë largohem nga ti, dhe atëherë do t’i humbësh të gjitha të mirat.
O biri i Ademit, të kam krijuar për adhurim dhe mos neglizho (mos luaj), të kam garantuar furnizimin (riskun) dhe mos e ngarko veten… deri në fund të hadithit.
Këtu është përdorur fjala “mos u ngarko”, dhe ka për qëllim të ngarkuarit e zemrës. Për këtë arsye në të kaluarën kanë thënë: Nuk ka të bëjë me ngarkesë të trupit, pra atë që e bartë trupi. Atë që e bartë shpina nuk quhet ngarkesë. Mirëpo parashtrohet pyetja: Çka quajmë “ngarkesë”?
Ngarkesë quhen vështirësitë të cilat e rëndojnë zemrën dhe ajo që vendoset brenda kraharorit (jo shpinë).
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu
“Rruga drejt afrimit me Allahun”
Përktheu: Dr. Musli Vërbani