Puna e besimtarit është mirësi për krijesat e Allahut

Puna e besimtarit është mirësi për krijesat e Allahut

Kështu pra:

– Në rend të parë Zoti i Lartmadhëruar ka kërkuar nga robërit e tij të punojnë për veten e tyre, ndërsa,

– në rend të dytë për t’i plotësuar nevojat e të tjerëve.

Besimtari veçohet në atë se punon edhe për të dobëtin i cili nuk mund të punojë.

Dallimi në mes të besimtarit dhe pabesimtarit qëndron në këtë aspekt (kuptim) sepse pabesimtari është i barabartë me besimtarin në atë se:

– pabesimtari punon në këtë botë për plotësimin e nevojave të tij dhe për plotësimin e nevojave të familjes së tij, përderisa,

– parimi i besimit është që besimtari të punojë edhe për aktivitet tjetër, e ajo është që të zgjerojë aktivitetin e tij për të dobëtin dhe të paaftin të cilët janë krijesa të Allahut.

I dobëti dhe i paafti janë prej krijesave të Allahut. Çdo begati prej begative nuk është ashtu siç e mendojnë njerëzit por janë specifikë në shoqëri, ato begati kanë ardhur që gjithmonë të përmirësojnë besimin e njerëzve për atë begati prej begative. Kështu pra, ai ka detyrë në jetë dhe kjo detyrë nuk duhet të mungojë për shkak të tij. Për këtë arsye është obligim për besimtarin të jetë aktiv në këtë botë, të punojë punë që të jetë e mjaftueshme për të dobëtin (të paaftin) të cilin Zoti i Lartmadhëruar e ka bërë si shembull për të tërhequr vërejtjen për begatitë e Allahut në krijesat e Allahut. Kur Zoti i Lartmadhëruar thotë:

وَالَّذِينَ هُمْ لِلزَّكَاةِ فَاعِلُونَ

“Dhe ata të cilët në zekat (institucionin) veprojnë.” (El-Muëminunë: 4)

Kjo nënkupton se ata nuk konsiderohen veprues (të zekatit) apo dhënës të zekatit, pos nëse vepra e tyre është për qëllim për të (dhënien e zekatit) që të merr nga nevojat e tyre për t’u përkujdesur për të dobëtin i cili nuk mund të veprojë. Kështu pra, puna e tyre duhet të jetë me nijetin e dhënies së zekatit të tjetrit.

Zoti i Lartmadhëruar kur na ka sqaruar islamin me shtyllat e saj, ka dashur që të jetë në kontinuitet afria me Allahun, një të Vetëm. Dëshiron kontinuitetin se nuk ka transmetues për Allahun përpos të dërguarit të Allahut. Dëshiron që të vulos kuptimin e robërimit ndaj Allahut dhe adhurimin dhe që të na bashkojë të gjithëve në namaz në përulmëni dhe na urdhëron që të veprojmë me veprim të trefishtë:

– për veten;

– për familjen; dhe

– për të dobëtin, të paaftin.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

“Rruga drejt afrimit me Allahun”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një koment