Sulejmani a.s.
Sulejmani është djalë i Davudit a.s.
Sulejmani a.s. e trashëgoi fronin e babait të tij – Davudit a.s.
Sulejmani a.s. ka qenë mbret dhe pejgamber në të njëjtën kohë.
Zoti i Madhëruar i dha mençuri Sulejmanit a.s. qysh në fëmijëri.
Sulejmani a.s. bëri lutje:
O Zoti im, mi fal gabimet.
Më jep sundim të fortë çfarë nuk i ke dhënë askujt tjetër në botë.
Zoti i madhëruar ia pranoi lutjen.
Ia nënshtroi Sulejmanit a.s. erën.
Ia nënshtroi xhinët.
Ia mësoi edhe gjuhën e kafshëve.
Ia mësoi edhe gjuhën e të shpendëve.
Ia mësoi edhe gjuhën e insekteve.
Përpos kësaj, Sulejmani a.s. ishte i drejtë.
Ishte i dashur prej të gjithëve.
Sulejmani e falënderoi Zotin për këtë begati që iu ishte dhuruar.
Kush e falënderon Zotin, Zoti ia shton të mirat e Tij.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”