Ejubi a.s.
Ejubi a.s. ka jetuar në Siri.
Ishte i njohur si bamirës.
E kryente premtimin.
Vazhdimisht e falënderonte Allahun.
Ejubi a.s ishte durimtar i vërtetë.
Zoti i madhëruar i kishte dhënë shumë fëmijë dhe pasuri.
E falënderonte Zotin dhe i bënte sexhde vetëm Atij.
Pas një kohe ra në një sprovë të vërtetë.
I vdiqën fëmijët.
I humbi pasuria.
U dobësua, u sëmur shumë.
I mbeti shëndoshë vetëm zemra dhe gjuha.
Ejubi a.s. e kishte zemrën të mbushur me Iman.
Gjuha e tij e falënderonte Zotin pandërprerë.
Gruaja e tij i tha:
– Pse nuk e lutë Zotin që të ta kthej shëndetin?
Ejubi a.s. e pyeti:
– Sa vite jam i sëmurë?
Gruaja i përgjigjet:
– Shtatë vjet.
Atëherë Ejubi a.s. tha:
– Shtatëdhjetë vite kam qenë i shëndoshë e tani shtatë vjet jam i sëmurë.
Kam turp ta lus Zotin për këtë kohë kaq të shkurtë.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”