Në zekat sigurohet vet jeta
– Rruga e afrimit me Allahun të cilit i besojmë është namazi sepse në namaz shpenzojmë një pjesë të kohës, po ashtu,
– Rruga e afrimit me Allahut të cilit i besojmë është edhe zekati sepse me zekat shpenzojmë një pjesë të rezultatit të punës.
Kjo, për të siguruar jetën te të fortët, për të siguruar besimtari jetën e tij dhe të atyre të cilët i ka në përkujdesje. Besimtari nuk duhet ta anashkalojë të dobëtin sepse i dobëti është krijesë për të luajtur rolin që të forcoj jetën dhe nuk duhet që ta humbas këtë të forcojë jetën dhe nuk duhet që ta humbas këtë të dobët sepse i dobëti ka ardhur për të kryer detyrën në këtë botë.
Zoti i Lartmadhëruar i ka bërë dallimet te zemrat e njerëzve që t’ia tërheq vërejtjen njeriut se nuk duhet të mendojë që të bëjë krahasime vetëm me pasuri (mes njerëzve). Para se të bëjë krahasimin me pasuri e jep një pjesë të pasurisë së tij si zekat dhe patjetër se duhet të llogaritë se është duke marrë po aq zekat. E drejtë është që njeriu të analizojë që kur të obligohet për diçka të mos shikojë vetëm çka merret prej tij, por të shikojë edhe çka i jepet atij.
Drejtësia e të urtit është që t’i shikoj të dy anët e çështjes (medaljes) ashtu që Ne (Zoti) marrim nga ju atëherë kur je i aftë, për të ta dhënë kur ti nuk je i aftë. Këtë veprimtari të jetës Zoti i Lartmadhëruar e quan zekat. Allahu e quan zhvillim dhe e quan pastrim.
Nëse shikojmë terminologjitë e ligjësimit të çështjeve, e shohim se nga aspekti i jashtëm i kanë dy anë të kundërta. Kamatën e cila e shton kapitalin, Allahu e quan “moszhvillim”. Kjo sikurse dëshiron të na tregon se kandari i Allahut ndryshon nga kandari i krijesave. Ai i cili vepron me kamatë i jep njëqind, ndërsa i merr njëqind e dhjetë. Në bazë të përllogaritjes së kandarit tënd quhet zhvillim (shtim) ndërsa tek Allahu është moszhvillim.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu
“Rruga drejt afrimit me Allahun”
Përktheu: Dr. Musli Vërbani