Elementet e zekatit

Elementet e zekatit

Zekati i cili e merr një pjesë të kapitalit, e pakëson 100% ashtu që mbeten 97.5%. Ky është pakësim i qartë, por Allahu si e quan zekatin? Si e quan Allahu rritje? Shikoni pra se si ndryshon emërtimi i çështjeve te njerëzit, të cilët i ka krijuar Allahu!! Por në esencë nuk është kështu. Kështu pra, programi i Zotit të Lartmadhëruar ka për qëllim udhëzimin dhe ngritjen e vetëdijes së njerëzve në kuptimin e realitetit të çështjeve.

Qëllimi i kamatës është se shpie në “moszhvillim”.

Qëllimi i pakësimit të pasurisë me zekat ngërthen në vete tre elemente:

– zekatdhënësi – e ai është pronari i kapitalit;

– zekatmarrësi – është shpenzues;

– zekatdhënia – është çdo lloj pasuri, pra pasuria.

Këto janë tri elemente. Si mund të jetë zekati zhvillim dhe pastrim i këtyre tre elementeve?

Në rend të parë, e marrim elementin e zekatdhënësit, i cili është element reflektues në procesin e zekatit dhe i cili e vendos ekonominë në lëvizje. Zekatdhënësi ndonjëherë e neglizhon fitimin e ndonjë pjese të kapitalit të tij dhe merr diçka e cila është hamendësim i fitimit haram. I kërkohet zekati që ta pakësojë dhe që ta pastrojë nga ai neglizhim, mirëpo parashtrohet pyetja: Si i shtohet pasuria?

Ne i themi atij: A besojmë se rritja në çështje është shtesë vetëm e asaj çështje? Njerëzit nuk kanë njohuri në përcaktimin e furnizimeve, sepse njerëzit e shohin vetëm anën e furnizimit (rizk) pozitiv (aktiv). Kjo nënkupton se furnizimi pozitiv ka të bëjë vetëm me atë çka e shton kapitalin. Ky është furnizim në bazë të botëkuptimit të tyre dhe ata nuk e shohin furnizimin (rizk) negativ (pasiv, të padukshëm). Çka nënkuptojmë me furnizimin negativ?

(Përgjigjja) Ta marrim një shembull:

Një person i cili të hyrat i ka 100 euro, mirëpo Zoti ia mundëson që të përfitojë në shpenzime sikurse t’i kishte harxhuar 150 euro, ndërsa

një person tjetër i cili e ka furnizimin (të hyrat) 100 euro, Allahu e pengon dhe ai përfiton gjësende në vlerë prej 50 eurove.

Në bazë të statistikave e shohim se ajo çka është më pak është më e vlefshme.

Kështu pra:

– kemi furnizimin i cili quhet furnizim pozitiv, e cila është shtesë në bazë të shikimit të të ardhurave dhe,

– furnizimin i cili quhet furnizim negativ (pasiv) i cili është pakësim nga të ardhurat.

 Ndonjëherë ti hyn në shtëpi. Bashkëshortja të thotë: Djali ka temperaturë të lartë, ndërsa Allahu vendosë qetësi në zemrën tënde nga shkaku se furnizimi yt është hallall. Për shkak të përkujdesjes së Allahut për ju, ka mbjell mirësi dhe qetësi, ashtu që me bindje i thua bashkëshortes: Jepja një aspirin, një gotë me ujë me liman.

Kështu, me pak shpenzim përfundon çështja.

Në anën tjetër, një person fiton pasuri në mënyrë të pandershme dhe që në momentin kur i thuhet: Djali yt ka temperaturë të lartë, ai thotë, çka është kjo ditë e pafat apo çka është kjo kështu dhe shkon te mjeku, ashtu që shpenzon pasuri, shpenzon kohë dhe shpenzon mund të madh. Nëse e llogarit fitimin javor të tij se sa ka përfituar nga njerëzit, aq sa ka përfituar prej tyre duke i mashtruar, aq ka shpenzuar për atë sëmundje! Sepse të Përgjithmonshmin asnjëherë nuk e zë as gjumi dhe as dremitja.

Kjo është madhështia e Allahut ku thotë: O ju njerëz (krijesa), flini në vendet e juaja sepse Unë nuk flejë dhe asnjëherë nuk do të ju lë pas dore sepse Mua nuk më zë as gjumi as dremitja. Kush mashtron, ai ka mashtruar veten e tij. Të vërtetën e ka thënë Zoti i Lartmadhëruar:

يُخَادِعُونَ اللَّهَ وَالَّذِينَ آمَنُوا وَمَا يَخْدَعُونَ إِلَّا أَنفُسَهُمْ وَمَا يَشْعُرُونَ

“E mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, por ata e mashtrojnë vetëm veten e tyre por nuk e ndjejnë.” (El-Bekare: 9)

قُلْ هَلْ نُنَبِّئُكُم بِالْأَخْسَرِينَ أَعْمَالًا ﴿١٠٣﴾ الَّذِينَ ضَلَّ سَعْيُهُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَهُمْ يَحْسَبُونَ أَنَّهُمْ يُحْسِنُونَ صُنْعًا

“Thuaj: A të ju tregoj se cilët janë humbësit më të mëdhenj të veprave? Janë ata të cilëve u humbë angazhimi (shpërblimi i veprave) i kësaj bote, ndërsa ata mendojnë se kanë vepruar mirë.” (El-Kehf: 103, 104)

Njeriu fatlum, prej një euroje përfiton, pastaj qesh dhe është i lumtur për këtë dhe për atë, i regjistron dhe vepron, pastaj autorizon tjetrin që të nënshkruaj për të, tjetri fsheh nga shteti dhe nuk i regjistron (të hyrat dhe të dalat për të ju shmangur tatimit). Duhet të dish se e ke Zotin i cili të kontrollon. A nuk e kupton se ai i cili është me të, i kontrollohen regjistrat? Gjithsesi jo?

Kështu pra, për jetën, furnizimi negativ (pasiv) është më i rëndësishëm. Për këtë arsye shumica e njerëzve jetojnë të sigurt dhe të qetë dhe të qëndrueshëm e stabil, pas kësaj i shohim se këta dëshirojnë t’i edukojnë fëmijët si është më së miri, po ashtu të jetojnë të lumtur. Njerëzit habiten dhe thonë: Si jetojnë këta?

(Përgjigjja) Këta jetojnë në bazë të kodit të furnizimit negativ (pasiv) dhe jo në bazë të kodit të furnizimit pozitiv (aktiv).

Përpos kësaj ekzistojnë edhe kode tjera te Zoti i Lartmadhëruar.

Kur të jepet zekati, a do të thotë se ka rritje kapitali. Zekati tërheq nga ju shpenzimet, ndërsa kapitali shtohet. I ke pasur 100 euro dhe tani të kanë mbetur 97.5 euro. Por Zoti i Lartmadhëruar ka penguar nga ju, ashtu që kur i ka tërhequr nga ju një pjesë të shpenzimit, ti i merr 50 euro dhe i bie sikurse i ke pasur 100 euro dhe pas zbritjes së 2.5 eurove, janë bërë 150 euro. Kështu pra, kapitali është rritur dhe nuk është pakësuar. Kjo quhet shtim i kapitalit. Kjo është nga elementi i parë i zekatdhënësit.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

“Rruga drejt afrimit me Allahun”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s